tregu i sigurimeve Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/tregu-i-sigurimeve/ Shoqëri Sigurimi Tue, 21 Feb 2023 11:50:35 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.8.3 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png tregu i sigurimeve Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/tregu-i-sigurimeve/ 32 32 Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2022 https://www.albsig.al/ecuria-e-sigurimeve-ne-shqiperi-per-periudhen-janar-shkurt-2022/ Fri, 01 Apr 2022 13:12:01 +0000 https://www.albsig.al/?p=11688 Burimi: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare Në tregun e Sigurimeve në Shqipëri për dy muajt e parë të këtij viti  primet e shkruara bruto janë ulur ndërsa numri i kontratave është rritur. Edhe pse të ndikuar nga shumë faktor duket se konsumatoret sa vijnë e ndërgjegjësohen për t’u pajisur me kontrata sigurimesh. Sipas Buletini Statistikor të […]

The post Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2022 appeared first on Albsig.

]]>
Burimi: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Në tregun e Sigurimeve në Shqipëri për dy muajt e parë të këtij viti  primet e shkruara bruto janë ulur ndërsa numri i kontratave është rritur. Edhe pse të ndikuar nga shumë faktor duket se konsumatoret sa vijnë e ndërgjegjësohen për t’u pajisur me kontrata sigurimesh. Sipas Buletini Statistikor të AMF-së të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shkurt 2022 kapën vlerën 2,800 milionë lekë, ose 0.82% më pak se në janar-shkurt 2021. Gjatë periudhës janar-shkurt 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 167,157 me një rritje prej 19.39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.67% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.31%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.64% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.36% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-shkurt 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 840 milionë lekë, ose 39.87% më pak se në periudhën janar-shkurt 2021, kjo ulje është e ndikuar nga vazhdimësia e  pagesave për dëmshpërblime nga tërmetet e fundvitit 2019 gjatë janar-shkurtit 2021.

Ndërkohë dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-shkurt 2022 kapën vlerën 623 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 0.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-shkurt 2022 arritën rreth 1,746 milionë lekë, ose 10.21 % më shumë se në periudhën janar-shkurt 2021.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-shkurt 2022, pati një rritje prej 7.16% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.69% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-shkurt 2022 pati një rritje prej 35.14% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 36.66% krahasuar me periudhën janar-shkurt 2021.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-shkurt 2022, pati një rritje 3.29% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-shkurt 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 2.29%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-shkurt 2022 arritën rreth 1,054 milionë lekë, 14.93% më pak se në periudhën janar-shkurt 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 40.13% krahasuar me periudhën janar-shkurt 2021.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-shkurt 2022, patën një ulje me 19.87% kundrejt periudhës janar-shkurt 2021.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-shkurt 2022 siguruan mbi 428 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 56.89%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 31.21% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-shkurt 2022, vihet re një ulje prej 58.26% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 1.59% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-shkurt 2021.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-shkurt 2022, arritën në rreth 228 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 36.84% në krahasim me periudhën janar-shkurt 2021.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shkurt 2022, arritën rreth 205 milionë lekë, ose 13.78% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-shkurt 2022 u ulën me 39.87% krahasuar me janar-shkurt 2021. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 623 milionë lekë, apo 74.21% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-shkurt 2022, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-shkurt 2022, ju lutemi klikoni këtu.


[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet nga Fondi i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.

The post Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2022 appeared first on Albsig.

]]>
Britania ndalon kompanitë ruse në industrinë e aviacionit ose hapësirës që të marrin mbulim të ri/sigurimit nga ofruesit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar https://www.albsig.al/britania-ndalon-kompanite-ruse-ne-industrine-e-aviacionit-ose-hapesires-qe-te-marrin-mbulim-te-ri-sigurimit/ Thu, 17 Mar 2022 12:52:42 +0000 https://www.albsig.al/?p=11679 Burimi: Xprimm.com Sipas një njoftimi të publikuar në Xprimm.com, Britania ndalon kompanitë multibilonere ruse nga tregu i sigurimit të aviacionit dhe hapësirës në Londër, qendra më e madhe tregtare dhe e specializuar e sigurimit në botë, tha ministria britanike e financave, cituar nga Reuters. Kompanitë ruse në industrinë e aviacionit ose hapësirës do të bllokohen […]

The post Britania ndalon kompanitë ruse në industrinë e aviacionit ose hapësirës që të marrin mbulim të ri/sigurimit nga ofruesit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Albsig.

]]>
Burimi: Xprimm.com

Sipas një njoftimi të publikuar në Xprimm.com, Britania ndalon kompanitë multibilonere ruse nga tregu i sigurimit të aviacionit dhe hapësirës në Londër, qendra më e madhe tregtare dhe e specializuar e sigurimit në botë, tha ministria britanike e financave, cituar nga Reuters.

Kompanitë ruse në industrinë e aviacionit ose hapësirës do të bllokohen nga qasja në shërbimet e sigurimit ose risigurimit me bazë në Britani, drejtpërdrejt ose tërthorazi, tha ministria.

Gjithashtu, sipas Departamentit  të thesarit, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të sjellë një legjislacion për të ndaluar ofruesit e sigurimeve dhe risigurimeve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të ndërmarrin transaksione financiare të lidhura me një njësi ekonomike ruse ose për përdorim në Rusi. Detaje të mëtejshme të legjislacionit do të jenë të disponueshme në momentin e duhur.

Lëvizja për sigurimin e aviacionit do t’i lërë linjat ajrore ruse tregtare në nevojë për sigurim në tregje të tjera. Duke pasur parasysh se risiguruesit perëndimorë hezitojnë të bëjnë biznes me partnerët rusë për shkak të regjimit të sanksioneve, ky ndalim i vendosur nga MB lë shumë pak mundësi, me shumë mundësi për risiguruesit aziatikë.

Ndalimi mund të çojë gjithashtu në një rritje të primeve të aviacionit për shkak të humbjes në sektorin e sigurimeve, tha një ekzekutiv i industrisë së aviacionit, i cituar sërish nga Reuters.

Lloyd’s of London së bashku me kompanitë e tjera që operojnë në Londër janë ofruesit kryesor të sigurimit dhe risigurimit të aviacionit, duke përfshirë edhe linjat ajrore ruse.

The post Britania ndalon kompanitë ruse në industrinë e aviacionit ose hapësirës që të marrin mbulim të ri/sigurimit nga ofruesit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Albsig.

]]>