sigurimi nga katastrofat natyrore Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/sigurimi-nga-katastrofat-natyrore/ Shoqëri Sigurimi Wed, 12 Oct 2022 09:06:12 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.4 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png sigurimi nga katastrofat natyrore Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/sigurimi-nga-katastrofat-natyrore/ 32 32 KASKO, Sigurimi që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore https://www.albsig.al/kasko-sigurimi-qe-mbron-makinen-tuaj-nga-katastrofat-natyrore/ Wed, 17 Aug 2022 14:50:30 +0000 https://www.albsig.al/?p=11538 Fatkeqësitë natyrore mund të ndodhin në çdo kohë, duke shkaktuar dëme të mëdha në sendet tuaj pikërish atëherë kur nuk e prisni. Vetëm javën që lamë pas portalet ishin të mbushura me lajmet si: “Prag tragjedie në Vlorë,shkëmbi bie në mes të rrugës”; “Tiranë, stuhia shkakton dëme të mëdha”; “Rrëzohet pema zë poshtë dy makina […]

The post KASKO, Sigurimi që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore appeared first on Albsig.

]]>
Fatkeqësitë natyrore mund të ndodhin në çdo kohë, duke shkaktuar dëme të mëdha në sendet tuaj pikërish atëherë kur nuk e prisni. Vetëm javën që lamë pas portalet ishin të mbushura me lajmet si: “Prag tragjedie në Vlorë,shkëmbi bie në mes të rrugës”; “Tiranë, stuhia shkakton dëme të mëdha”; “Rrëzohet pema zë poshtë dy makina në Korçë”. Pra, zemërimi i natyrës mund të jetë po aq shqetësues sa shpërthimi i një bombe masive. Ndërsa neve mund të na jepet kujdes i menjëhershëm mjekësor në rast fatkeqësish natyrore – lind pyetja “Çfarë ndodh me makinat tona?”. Nuk mund të mohohet se makinat janë një nga pasuritë më të çmuara në familjet tona. Prandaj, kur ndodhin fatkeqësi natyrore si tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe të tjera, bëhet e domosdoshme të sigurohemi që makinat tona dhe sendet e tjera të jenë të sigurta.

Ashtu si prona jonë, automjetet tona mund të dëmtohen rëndë, madje edhe mund të shkatërrohen fare, në fatkeqësi natyrore. Prandaj, këshillohet të ndërmerrni hapa paraprakisht për sigurimin e makinës  tuaj, në mënyrë që të mos keni nevojë të paguani për dëmet nga xhepi. Nëse e keni siguruar makinën tuaj me një sigurim gjithëpërfshirësë si KASKO/ FULL KASKO, atëherë bëhet më e lehtë për ju ta riparoni atë dhe të kujdeseni për dëmet e tjera të shkaktuara.

Nëse jeni duke kërkuar për një sigurim të duhur për makinën, ose keni tashmë një plan aktiv, atëherë duhet të flisni me agjentin tuaj. Diskutoni me ta për mbulimin që ata ofrojnë sipas kushteve të politikave të tyre, në mënyrë që të vendosni se çfarë duhet shtuar më shumë.

Albsig, nëpërmjet sigurimit në Albsig KASKO/ FULL KASKO ofronë planin me mbulim më të mire dhe me një çmim ekonomik.

Si mund t’ju ndihmojë sigurimi në Albsig KASKO/ FULL KASKO  i makinave?

Një politikë gjithëpërfshirëse e sigurimit të makinës ofron mbulim kundër dëmeve ose humbjeve të shkaktuara për shkak të pothuajse të gjitha fatkeqësive natyrore, që do të thotë se nuk keni nevojë të blini plane individuale për secilën prej tyre.

Për shembull përmbytja masive mund të dëmtojë aksesorët e makinës si dhe motorin e saj. Nëse automjeti juaj është zhytur në ujë për një kohë të gjatë, atëherë mund të pësojë dëmtim të pjesshëm ose të plotë të motorit. Zëvendësimi ose riparimi mund t’ju kushtojë për një model makine me fund të ulët. Në mënyrë të ngjashme, zëvendësimi i aksesorëve kryesorë të makinës suaj mund t’ju kushtojë shumë. Në këtë situatë, një politikë gjithëpërfshirëse e sigurimit në Albsig KASKO/ FULL KASKO  do t’ju ndihmojë financiarisht në mbulimin e shpenzimeve si për aksesorët ashtu edhe për dëmtimin e motorit.

Mbulimi KASKO/ FULL KASKO  nga katastrofat natyrore.

Albsig do të paguajë të gjitha dëmet që i shkaktohen mjetit motorrik nga:

  1. Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, kur katastrofa natyrore është e njohur dhe e deklaruar si e tllë nga autoritetet përkatëse shtetërorë, duke përjashtuar dëmet nga tërmeti, rrëshqitja e tokës, si dhe kalimi i mjet të siguruar nëpër lumenj, përrenj apo futjen e tijj në pellgje të mëdha uji;
  2. Dëmet e shkaktuara në mjeti motorrik të siguruar nga rënia e objekteve të ndryshme,që ndodhin si pasojë e katastrofave natyrore;
  3. Dëmet në mjetin motorrik të siguruar, shkaktuar nga përmbytja e garazhit si rezultat i çarjes së tubacioneve të ujrave edhe në rast se nuk ka ndodhur katastrofë natyrore;

 

Çfarë mbulon Sigurimi KASKO/ FULL KASKO në Albsig?

  • Dëmtimet aksidentale & në parkim pa autor
  • Zjarr, rrufeja, ekspolzioni
  • Thyerja e xhamave
  • Katastrofa natyrore
  • Vjedhje e plotë
  • Sigurimi jashtë Shqipërisë
  • Shërbim karrotreci

 

Për më shumë mos hezitoni të na kontaktoni.

Për blerje Online të sigurimit KASKO/FULL KASKO lutem klikoni këtu!

Siguria Juaj, Prioriteti Ynë!

The post KASKO, Sigurimi që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore appeared first on Albsig.

]]>
Si të mbrojmë natyrën nga zjarret që ndezim vetë https://www.albsig.al/si-te-mbrojme-natyren-nga-zjarret-qe-ndezim-vete/ Wed, 08 Jun 2022 13:55:09 +0000 https://www.albsig.al/?p=11726 Me ardhjen e stinës së verës, shumë të apasionuar pas natyrës nisin ekskursionet dhe marshimet në vendet më të bukura të Shqipërisë. Disa i drejtohen bregdetit e disa majave të maleve, por këta vizitorë përbëjnë edhe një rrezik serioz për natyrën, veçanërisht në temperaturat e larta, thatësirë apo në mot me erë. Janë kushtet ideale […]

The post Si të mbrojmë natyrën nga zjarret që ndezim vetë appeared first on Albsig.

]]>
Me ardhjen e stinës së verës, shumë të apasionuar pas natyrës nisin ekskursionet dhe marshimet në vendet më të bukura të Shqipërisë. Disa i drejtohen bregdetit e disa majave të maleve, por këta vizitorë përbëjnë edhe një rrezik serioz për natyrën, veçanërisht në temperaturat e larta, thatësirë apo në mot me erë. Janë kushtet ideale për një zjarr që mund të rrezikojë sipërfaqe të mëdha bimësie, por edhe njerëz e banesa, nëse del jashtë kontrollit. Për më tepër, shkaktimi i zjarrit nga dora e njeriut ndalohet me ligj! Ja disa nga rregullat që duhet të respektojnë të gjithë ata që bëjnë turizëm në natyrë, por edhe ata që banojnë në mes të saj.

1- Mos hidhni cigaret e ndezura në mjedise të hapura

Një nga shkaqet më të shpeshta të zjarreve është ajo cigarja e pafikur mirë që hidhet pa kujdes në bar të thatë. Dhe përveç faktit që duhani nuk të bën mirë për shëndetin, nuk bën mirë as për natyrën! Një gabim i tillë është tërësisht i evitueshëm. Mjafton që cigaren ta fikni me ujë dhe jo me këmbë. Dhe mos e hidhni përtokë. Mbani gjithmonë me vete një qese, apo futini nëpër xhepa derisa të arrini në pikën më të afërt të grumbullimit të plehrave.

2- Mos ndizni skarën në afërsi të barit dhe degëve të thata

Një nga gjërat më të bukura të shëtitjeve në natyrë është ngrënia e ushqimeve të skarës të shoqëruara me birra të ftohta. Por edhe zbavitja ka rregullat e saj. Skara s’duhet ndezur asnjëherë në mjedis të hapur, në afërsi të pyllit, ose në afërsi të barit dhe degëve të thata. Për të mbrojtur veten tuaj, natyrën dhe kujtimin e bukur të ekskursionit, kujdesuni të gjeni vendin e përshtatshëm për të vënë skarën dhe ai që e përdor të ketë përvojën e duhur. E njëjta gjë vlen edhe për zjarret e kampingut. Dhe s’duhet të largoheni asnjëherë pa u siguruar që zjarri të jetë shuar plotësisht.

3- Mos lini plehrat në diell

Në fakt, plehrat nuk duhen lënë as në hije e jo më në diell. Është përgjegjësia e gjithësecilit që mbeturinat t’i mbledhë dhe t’i hedhë në vendin e caktuar. Ekziston mundësia e vetëndezjes së plehrave, veçanërisht kur rrinë për një kohë të gjatë në diell, ndaj mos lini asnjëherë pa marrë me vete mbeturinat tuaja. Madje do të bënit mirë që të gjenit 10 minuta kohë për të kontrolluar dhe pastruar zonën ku po pushoni, në mënyrë që të shmangni dëmet edhe nga papërgjegjshmëria e ndonjë tjetri.

4- Mos digjni plehrat në mjedise të hapura

Që t’i biem shkurt; plehrat merren gjithmonë me vete. As nuk lihen aty, as nuk digjen, sepse në të dyja rastet mund të shkaktojnë zjarr. Kjo këshillë nuk vlen vetëm për turistë, por mbi të gjitha për banorë e fermerë të zonës që shpesh djegin barin, bimësitë e ulëta, apo mbeturina të tjera në mjedise të hapura. Edhe zjarrvënia nga kryerja e aktiviteteve bujqësore si djegia e barërave të këqija dhe e mbeturinave të tjera me origjinë bimore është e ndaluar me ligj. Ky ligj vlen për të mbrojtur dhe jetën e pronën tonë.

5- Mbani makinat larg bimësisë së thatë

Mos harroni që motorët e makinës mund të nxehen deri në mbi 500 gradë! Dhe veçanërisht makinat që s’janë të mirëmbajtura mirë, janë më të prirurat për të lëshuar shkëndija që sjellin pasoja të rënda. Mos ecni me makinë mbi bar të thatë dhe mos parkoni asnjëherë pranë tij. Për më tepër, në raste udhëtimesh në natyrë, mbani në makinë lopatë, kovë dhe fikëse zjarri për çdo rast.

Sipas statistikave, 9 në 10 zjarre në natyrë, shkaktohen nga dora e njeriut. Pavarësisht se jo të gjitha zjarret janë të dëmshme, pasi disa prej tyre ndihmojnë në ripërtëritjen e bimësisë dhe tokës, zjarret që shkaktojmë nga ngelizhenca jonë nuk hyjnë asnjëherë në këtë kategori. Nëse do të tregohemi të gjithë të kujdesshëm, ndoshta një ditë mund t’ia lëmë rrufesë dhe diellit përgjegjësinë më të madhe për zjarre të tilla. Dhe do të ndiheshim akoma më mirë gjatë shëtitjeve tona në natyrën e mrekullueshme shqiptare, duke ditur se përveçse vizitorë, jemi njëkohësisht edhe mbrojtës të kësaj shtëpie të madhe. Dhe meqë ra fjala tek shtëpia, udhëtimet në natyrë, i shijoni shumë më tepër kur e dini se edhe banesën tuaj e keni siguruar nga zjarri. Me një policë Sigurimi nga Zjarri të Albsig, dhe me kujdesin që tregoni ndaj natyrës, e keni përmbushur dyfish detyrën tuaj si qytetarë të përgjegjshëm.

The post Si të mbrojmë natyrën nga zjarret që ndezim vetë appeared first on Albsig.

]]>