AMF Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/amf/ Shoqëri Sigurimi Fri, 26 Aug 2022 09:46:23 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.8.3 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png AMF Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/amf/ 32 32 Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2021 https://www.albsig.al/autoriteti-i-mbikeqyrjes-financiare-publikon-gjeografine-e-sigurimeve-2021/ Wed, 24 Aug 2022 14:00:31 +0000 https://www.albsig.al/?p=11825 Gjeografia e Sigurimeve 2021,  publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave. Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 60.50% […]

The post Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2021 appeared first on Albsig.

]]>
Gjeografia e Sigurimeve 2021 publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 60.50% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2021, Durrësi me 7.39%, Fieri 4.98%, Shkodra 4.63% dhe Korça 4.47%. Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 14-vjeçare.

Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2021 ky tregues është rreth 6,887 lekë për frymë, me një rritje rreth 1,023 lekë krahasuar me një vit më parë.

Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 12,660 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 6,227 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 4,879 lekë për frymë, Vlora me 4,624 lekë për frymë dhe Shkodra me 4,614 lekë për frymë.

Ky publikim nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2021 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 70.02%, e pasuar nga prefektura Durrësi me 8.99%.

 

Burimi: AMF

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Gjeografisë së Sigurimeve 2021 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.

 

 

The post Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2021 appeared first on Albsig.

]]>
AMF miraton udhëzimin për sistemin “Bonus-Malus” https://www.albsig.al/amf-miraton-udhezimin-per-sistemin-bonus-malus/ Thu, 28 Mar 2019 09:19:56 +0000 https://www.albsig.al/?p=11616 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar udhëzimin “Mbi zbatimin e sistemit Bonus-Malus në sigurimin MTPL e brendshme”. Udhëzimi përcakton kriteret për llogaritjen e skemës universale të sistemit “Bonus-Malus” që do të zbatohet nga të gjitha shoqëritë e sigurimit që ofrojnë produktin TPL e brendshme në kategoritë B1 (autovetura) dhe B2 (furgona, mikrobuzë). Udhëzimi […]

The post AMF miraton udhëzimin për sistemin “Bonus-Malus” appeared first on Albsig.

]]>
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar udhëzimin “Mbi zbatimin e sistemit Bonus-Malus në sigurimin MTPL e brendshme”. Udhëzimi përcakton kriteret për llogaritjen e skemës universale të sistemit “Bonus-Malus” që do të zbatohet nga të gjitha shoqëritë e sigurimit që ofrojnë produktin TPL e brendshme në kategoritë B1 (autovetura) dhe B2 (furgona, mikrobuzë).

Udhëzimi u miratua nga Bordi i Autoritetit në pritje të ndryshimeve të plota ligjore me qëllim kryesor mbrojtjen e konsumatorit dhe përfshirjen e praktikave të njohura evropiane edhe në tregun shqiptar të sigurimeve. Kjo, pasi është verifikuar që në vendet ku është në zbatim sistemi “Bonus-Malus” ka dhënë efekte në uljen e numrit të aksidenteve, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e një çmimi më të drejtë në policat e sigurimit TPL.

Në aspektin social, me aplikimin e sistemit “Bonus-Malus” synohet ndërgjegjësimi i publikut për një drejtim sa më të kujdesshëm të automjetit, por edhe rritje e cilësisë së shërbimit të sigurimeve kundrejt konsumatorëve. Nga ana teknike procesi është më transparent dhe përfshirja e formulave matematikore e bën një mekanizëm të drejtë, të besueshëm dhe sipas meritës.

Sistemi “Bonus-Malus” është mekanizmi i tarifimit në sigurimin e detyrueshëm MTPL, ku primi i zbatuar është i varur nga historiku i dëmeve/eksperienca e drejtimit të automjetit nga ana e të siguruarit. Ky sistem penalizon ekonomikisht, me rritjen e primit (deri në dyfishimin e tij), të siguruarin përgjegjës për një ose më shumë aksidente të shkaktuara/raportuara gjatë periudhës së sigurimit. Në anën tjetër, e favorizon atë me ulje të çmimit të primit të sigurimit (deri në përgjysmim), nëse gjatë periudhës së konsideruar nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

Në bazë të udhëzimit të miratuar nga Bordi i Autoritetit, krijimi i historikut për vënien në zbatim të sistemit fillon më 1 prill 2019. Versioni final i udhëzimit të miratuar nga Bordi i AMF-së ka përfshirë mendimin e të gjitha palëve të interesuara. Përveç historikut të dëmeve (“Bonus-Malus”) faktorë të tjerë risku që ndikojnë direkt në çmimin e primit të sigurimit janë edhe territori ku qarkullon mjeti dhe fuqia motorike e tij.

The post AMF miraton udhëzimin për sistemin “Bonus-Malus” appeared first on Albsig.

]]>