sigurimi nga vjedhja Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/sigurimi-nga-vjedhja/ Shoqëri Sigurimi Thu, 25 Aug 2022 15:57:56 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.8.3 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png sigurimi nga vjedhja Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/sigurimi-nga-vjedhja/ 32 32 Çfarë duhet të sigurojë një biznes https://www.albsig.al/cfare-duhet-te-siguroje-nje-biznes/ Fri, 15 Jul 2022 13:52:55 +0000 https://www.albsig.al/?p=11191 Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që  të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj. Në varësi […]

The post Çfarë duhet të sigurojë një biznes appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që  të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj. Në varësi te demit ju mund te rrezikoni mbylljen e  biznesit tuaj. Megjithëse ju mund të mos keni nevojë të përfitoni shpesh nga polica e sigurimit, vetëm një përdorim i saj mund të garantojë menjëherë mbulimin e kostove, duke ju shpëtuar nga rreziku i falimentimit.

Ja disa nga policat kryesore të sigurimit për biznese, të cilat mbulojnë financiarisht biznesin dhe investimin tuaj:

1- Sigurimi i pronës

Sigurimi i pronës së biznesit, i njohur gjithashtu si sigurimi i pronës komerciale, mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj. Ky lloj sigurimi biznesi ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve të biznesit tuaj.

2– Sigurimi i makinerive

Polica e sigurimit të makinerive mbron biznesin tuaj nga kostot e larta të riparimit në rast defektesh të rënda, apo dëmtimi, si dhe ju mbron në rast se jeni të detyruar të ndërprisni aktivitetin tuaj për një periudhë kohe, në pritje të riparimit. Në varësi të llojit të makinerive, rreziqeve specifike ndaj të cilëve janë të ekspozuara si dhe të vlerës së tyre monetare, ekspertët e sigurimit, bëjnë vlerësimin dhe përcaktojnë policën e përshtatshme për biznesin tuaj.

3 Sigurimi i përgjegjësisë së aktivitetit

Çdo biznes duhet të jetë i pajisur me policën e sigurimit të përgjegjësisë. Kjo policë ofron mbrojtje ndaj incidenteve të palëve të treta, si lëndime trupore, apo dëmtime të pronës, të cilat mund të çojnë në ngritje padish dhe të kenë pasoja financiare të rënda. Sigurimi i përgjegjësisë publike, mbulon shpenzimet tuaja në rast kur ju duhet të dëmshpërbleni, të paguani për kujdesin mjekësor, apo për shpenzimet ligjore në rast padish.

4- Sigurimi i përgjegjësisë së produktit

Ky lloj mbulimi mbron biznesin tuaj nga kostot nëse një produkt nuk funksionon siç duhet dhe i shkakton dëm një pale të tretë. Sa më shumë produkte që prodhoni dhe krijoni, aq më të mëdha janë shanset që një nga produktet të ketë një defekt. Disa nga bizneset që sigurojnë  përgjegjësinë e produktit janë Dyqanet, Distributorët, Prodhuesit, Restorantet, etj. Polica e sigurimit të përgjegjësisë së produktit mbulon dëmshpërblimet, shpenzimet ligjore dhe faturat mjekësore.

5- Sigurimi i përgjegjësive të ndërtimit

Nëse keni një biznes ndërtimi, ju kërkohet të keni një policë sigurimi të përgjegjësisë së ndërtuesit. Ky mbulim mbron nga gabimet e ndërtimit ose humbjet e shkaktuara gjatë projektimit të një ndërtese. Sigurimi i Përgjegjësisë së Ndërtuesit është i detyrueshëm për të gjithë ndërtuesit dhe për çdo objekt të përfunduar, qoftë ky pallat, shtëpi private, vilë, hotel, apo çfarëdo objekti tjetër. Sigurimet EAR (Sigurimi nga rreziqet në montim) dhe CAR (Sigurimi nga rreziqet në ndërtim), janë gjithashtu dy mbulime të domosdoshme për çdo sipërmarrje ndërtimi, të cilat ofrojnë mbulim për dëmtime dhe aksidente që ndodhin gjatë montimit, apo ndërtimit, duke parandaluar vonesat apo ndërprerjen e punës për një kohë të gjatë.

6- Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre. Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar. Sigurimi nga aksidentet për punonjësit vlen kryesisht për bizneset, veprimtaria e të cilëve është me rrezikshmëri të lartë. Minatorët, punonjësit e ndërtimit, punonjësit në industrinë metalurgjike, etj, janë disa nga kategoritë më të rrezikuara për të cilat sigurimi nga aksidentet është i domosdoshëm.

7- Sigurimi i përgjegjësisë profesionale

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale mbron profesionistët nga humbjet dhe dëmet që i shkaktohen palëve të treta, duke shmangur rrezikun e humbjeve të rënda financiare. Ekonomistët, përfaqësuesit e auditit, inspektorët, vlerësuesit, doktorët, dentistët, ndihmësmjeket, farmacistët, avokatët, etj, janë disa nga profesionistët që kanë të nevojshëm sigurimin e përgjegjësisë profesionale në rast të gabimeve, apo dëmeve të tjera që iu shkaktohen palëve të treta. Nëse keni një biznes që ofron shërbime profesionale, duhet të merrni në konsideratë një policë të tillë për të mbrpjtur profesionistët tuaj dhe biznesin nga padi të kushtueshme ligjore.

8- Sigurimi i parave në kasafortë

Shumë biznese qarkullojnë dhe menaxhojnë shuma të konsiderueshme parash në të përditshmen e tyre dhe ju duhet të marrin çdo masë për t’i ruajtur sa më mirë ato. Sigurimi i parave në kasafortë është polica më e vlefshme kur është fjala për të mbrojtur mjetet monetare të biznesit nga vjedhjet dhe grabitjet.

Çdo biznes; i vogël apo i madh, duhet të ketë një plan të mirë të menaxhimit të rrezikut që ofron siguri per te perballuar situata të vështira dhe të kushtueshme. Zbatimi i një plani të duhur sigurimi do të mbrojë biznesin tuaj nga humbjet që mund të dëmtojnë veprimtarinë, apo edhe ta mbyllin përfundimisht atë. Sigurimi  eshte tregues  standarti per biznesin tuaj.

Albsig ofron të gjitha sigurimet e nevojshme për çdo sipërmarrje tuajën dhe vë në dispozicion ekspertizë profesionale për të vlerësuar në mënyrë të efektshme rreziqet, duke ju mundësuar mbulimin më të përshtatshëm për bizinesin tuaj.

The post Çfarë duhet të sigurojë një biznes appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi nga vjedhja mbron asetet më të vlefshme të biznesit tuaj https://www.albsig.al/sigurimi-nga-vjedhja-mbron-asetet-me-te-vlefshme-te-biznesit-tuaj-albsig/ Wed, 18 May 2022 13:37:36 +0000 https://www.albsig.al/?p=11709 Të ndërtosh një biznes kërkon shumë punë, por ka edhe shumë rreziqe që janë gjithmonë të pranishme dhe të pashmangshme në tregun e sotëm. Rreziku financiar, operacional dhe ligjor janë disa nga rreziqet që duhet të marrë parasysh çdo biznes, i vogël apo i madh, dhe të cilat kërkojnë një plan të mirëbërë biznesi, menaxhim, […]

The post Sigurimi nga vjedhja mbron asetet më të vlefshme të biznesit tuaj appeared first on Albsig.

]]>
Të ndërtosh një biznes kërkon shumë punë, por ka edhe shumë rreziqe që janë gjithmonë të pranishme dhe të pashmangshme në tregun e sotëm. Rreziku financiar, operacional dhe ligjor janë disa nga rreziqet që duhet të marrë parasysh çdo biznes, i vogël apo i madh, dhe të cilat kërkojnë një plan të mirëbërë biznesi, menaxhim, ekspertizë dhe përgjegjshmëri të lartë.
Por disa rreziqe si vjedhja mund të ndodhin në mënyrë krejt të papritur dhe shkaktojnë dëme që shkojnë përtej vlerës monetare të objekteve të vjedhura. Ja pse sigurimi nga vjedhja për bizneset konsiderohet po aq i rëndësishëm sa sigurimi nga zjarri apo fatkeqësi të tjera të këtij lloji.

Mbroni gjithçka që ka vlerë

Investimi juaj në asete ka qenë padyshim shpenzimi më i madh që keni bërë dhe përballë një të papriture që mund të jetë katastrofike për ecurinë e biznesit tuaj, polica e sigurimit nga vjedhja vepron si shpëtimtari juaj financiar në kohën kur keni më shumë nevojë. Pajisjet e zyrës, instalimet e alarmit dhe sistemeve të sigurisë, makineritë dhe pajisjet teknologjike, mallra si lënda e parë, apo materialet e konsumit, janë vetëm disa nga objektet që mund të siguroni për të mos vuajtur humbjet që do t’ju shkaktonte një dëm i tillë.

Zgjidhni kompaninë e duhur të sigurimeve

Është shumë e rëndësishme që kur zgjidhni kompaninë e sigurimit që do t’ju mbulojë dëmet në rast vjedhjeje, të keni kusht parësor aftësinë dëmshpërblyese të saj dhe që t’ju gjendet pranë në çdo kohë.
Albsig është kompania që zë vendin e parë në tregun shqiptar për shpejtësinë dhe korrektësinë e mbulimit të dëmeve dhe është zgjedhja më e sigurt; si për bizneset e reja, ashtu edhe për bizneset e konsoliduara. Me policën e sigurimit nga vjedhja Albsig, do të fitoni jo vetëm mbrojtjen financiare nga një rrezik domethënës, por edhe një partner besnik, i cili do t’ju mbrojë në çdo kohë interesat me korrektësi e profesionalizëm, që biznesi juaj të vazhdojë përpara pa pengesa të panevojshme.

Merrni masat e duhura

Për të bërë një kontratë sigurimi nga vjedhja, ju duhet të merrni disa masa në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm dhe për këtë duhet të tregoheni të kujdesshëm në mënyrë që polica juaj të jetë sa më e efektshme si dhe të shmangni çdo teknikalitet të padëshirueshëm që mund të pengojë vlefshmërinë e saj.

-Përshkruani me vërtetësi rrethanat e biznesit tuaj
-Zbatoni masat e nevojshme parandaluese të rrezikut nga vjedhja
-Regjistroni mallin, pajisjet e kushtueshme dhe mbani në kasafortë dokumentacionin me vlerë

Megjithëse rreziqet me të cilat përballet biznesi nuk mund të shmangen, kujdesi s’është asnjëherë i tepërt kur është fjala për të mbrojtur punën dhe investimin më të madh të jetës suaj. Polica e sigurimit nga vjedhja Albsig, jo vetëm ju siguron financiarisht, por stafi i Albsig do t’ju këshillojë në çdo hap se si mund të parandaloni dhe reduktoni rrezikun nga krimi në biznesin tuaj.

The post Sigurimi nga vjedhja mbron asetet më të vlefshme të biznesit tuaj appeared first on Albsig.

]]>