sigurime Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/sigurime/ Shoqëri Sigurimi Wed, 14 Feb 2024 09:55:00 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.4 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png sigurime Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/sigurime/ 32 32 Si te blejme siguracion makine online https://www.albsig.al/si-te-blejme-online-siguracion-makine/ Fri, 16 Sep 2022 12:22:09 +0000 https://www.albsig.al/?p=11657 Siguracioni i makinës mbulon përgjegjësinë e të siguruarit ndaj palëve të treta për dëme të ndodhura vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë. Mënyrat si mund të blejmë siguracionin e Makinës  Sigurimi i mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme) është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik, […]

The post Si te blejme siguracion makine online appeared first on Albsig.

]]>
Siguracioni i makinës mbulon përgjegjësinë e të siguruarit ndaj palëve të treta për dëme të ndodhura vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Mënyrat si mund të blejmë siguracionin e Makinës 

Sigurimi i mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme) është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Siguruesi merr përsipër përgjegjësinë civile të të Siguruarit, ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore, në bazë të Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Mënyra e parë është që të paraqiteni në një prej pikave të kompanisë së sigurimit.

Blerja e siguracionit në pikat Albsig

Me vete duhet të keni dokumentat e vlefshëm: 

  • Lejen e qarkullimit të mjetit, 
  • Kartë Identiteti,
  • Dëshmi aftësie (patentë),
  • Kartë krediti ose Cash për të bërë pagesën.

Në momentin që bëni blerjen e siguracionit, ju jepen me vete dy kopje origjinale të siguracionit. Kopia e parë mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me dokumentat e tjera të makinës. 

Përvec formës së parë, mund të blini TPL edhe online. 

Hapat si të blini Siguracion Makine Online:

Më parë sigurohuni të keni pranë vetes dokumentat e nevojshëm si: Lejen e qarkullimit të mjetit, Kartën e identitetit, Dëshmi aftësie (patentë), Kartë krediti (ose debiti që lejon blerjen online). 

Hapi i parë jepni të dhënat e mjetit për sigurimin, plotësoni targën, shasinë, datën e fillimit dhe datën e mbarimit të siguracionit. Duhet të pranoni termat dhe kushtet e kontratës së sigurimit të TPL. Pasi të jeni siguruar qe keni lexuar kushtet e përgjithshme të sigurimit TPL dhe të keni të qartë çfarë mbulon dhe cfarë përjashton ky sigurim, klikoni vazhdo dhe do të shikoni primin që duhet të paguani. Më pas vazhdoni me hapin tjetër. 

Hapi i dytë, në këtë hap ju do të vendosni në tabelën që do t’ju paraqitet të dhënat tuaja si përdorues i mjetit motorrik për të cilin po blini siguracionin e makinës online. Këto të dhëna janë emër,mbiemër, atësi, ditëlindje, lloji i patentës, numri i kartës së identitetit ose pasaportës etj. Sigurohuni që të dhënat tuaja janë të sakta dhe të vlefshme. Pra asnjë prej dokumentave tuaja nuk ka skaduar. Nëse mjeti do të ketë dhe një përdorues të dytë, do t’ju duhet të shënoni të dhënat e përdoruesit të dytë. 

Hapi i tretë, në këtë hap do t’ju shfaqet tabela ku ju do të vendosni të dhënat e kartës tuaj për të proceduar me pagesën. Do t’ju duhet të plotësoni llojin e kartës, numrin e kartës, vlefshmërinë si dhe adresën ku do t’ju vijë siguracioni  me postë. 

Hapi i katërt dhe i fundit, ju keni plotësuar të gjitha të dhënat tuaja dhe më në fund do të finalizoni blerjen. 

Me konfirmimin e blerjes siguracioni do t’ju dorëzohet në adresën e shënuar prej jush brenda 24 orëve. 

Bli Online TPL

Me blerjen online të siguracionit TPL ju fitoni kohë dhe shërbimi do të jetë i menjëhershëm. 

The post Si te blejme siguracion makine online appeared first on Albsig.

]]>
Si të blejmë sigurim makine Online https://www.albsig.al/siguracion-makine-online/ Wed, 24 Aug 2022 15:43:27 +0000 https://www.albsig.al/?p=11829 Bli Online siguracion makine onlineInterneti e ka bërë blerjen e policave të sigurimit më të volitshme se asnjëherë tjetër. Sigurimi i makinës Online është një nga policat që po shitet më shumë në botë. Kur zgjidhni të bleni sigurimin e makinës Online, e bleni më shpejt dhe më lirë. Por, të dini çfarë të prisni […]

The post Si të blejmë sigurim makine Online appeared first on Albsig.

]]>

siguracion makine onlineInterneti e ka bërë blerjen e policave të sigurimit më të volitshme se asnjëherë tjetër. Sigurimi i makinës Online është një nga policat që po shitet më shumë në botë. Kur zgjidhni të bleni sigurimin e makinës Online, e bleni më shpejt dhe më lirë. Por, të dini çfarë të prisni dhe si mund të ndikojë zgjedhja juaj në primin e policës, mund ta bëjë proçesin e blerjes edhe më të lehtë. Nëse keni zgjedhur Albsig, keni garantuar jo vetëm shpejtësinë e blerjes së policës, por edhe atë të dëmshpërblimit në rast se ju lind nevoja! Ja disa nga gjërat që duhet të dini para se të bleni siguracionin e makinës Online nga Albsig.

1- Informohuni në faqen zyrtare

Jemi kujdesur që të gjeni gjithçka atje. Ne e kuptojmë rëndësinë e mirëinformimit dhe sa ndikon kjo në besimin tuaj. Ndaj dhe kemi lehtësuar marrjen e një informacioni po aq të hollësishëm, sa ai që do të merrnit pranë një agjensie, por në shumë më pak kohë! Dhe për më tepër, operatori ynë Online ju përgjigjet për çdo pyetje apo paqartësi gjatë proçesit. Nuk do t’ju lëmë vetëm as në internet!

2- Bëni gati të dhënat

Përpara se të bëni blerjen e siguracionit të makinës Online, duhet të keni gati të dhënat bazë që nevojiten për policën tuaj. Këto gjenden në shumë pak dokumentacion që gjithsesi e keni gjithmonë me vete. Të tilla si, karta e identitetit, leja e qarkullimit, patenta, si dhe informacione mbi automjetin (targa, shasia, marka, modeli, kilometrazhi, pajisjet e sigurisë, etj). Dhe sigurisht, duhet të keni një kartë të vlefshme krediti ose debiti për të kryer transaksionin në përfundim të blerjes.

Në rastin e siguracionit TPL, ju kërkohet vetëm targa dhe shasia, bashkë me lejen e qarkullimit. Ndërsa, për siguracionin kufitar duhet të keni dhe markën e automjetit. Për të blerë siguracionin Kasko, përveç të dhënave të mësipërme, duhet të dini dhe vlerën e makinës suaj në treg. (Sigurimi Kasko aplikohet vetëm për automjetet brenda 10 vjeçarit të fundit dhe vlera e tregut të makinës duhet të jetë më e madhe ose baras me €10,000). Dhe të mos harrojmë se kur zgjidhni të bleni sigurim makine Online, ju ndihmojmë duke ju dhënë në çast një përllogaritje të primit që të jeni të bindur në zgjedhjen tuaj!

3- Lexoni kushtet e policës

Përpara se të vendosni të blini sigurimin e makinës Online, sigurohuni që të keni lexuar kushtet e policës suaj. Kështu, jeni të mirëinformuar mbi mbulimin për të cilin po paguani. Pavarësisht se gjuhën e përdorur në policat e sigurimit e kemi bërë më të thjeshtë dhe më të kuptueshme, nëse hasni vështirësi në kuptimin e termave, operatori ynë Online do t’ju shpjegojë çdo paqartësi që mund të keni në lidhje me to.

4- Ndiqni 4 hapat

Pasi t’i keni bërë të gjitha këto, blerja e siguracionit të makinës Online kryhet nëpërmjet katër hapave tepër të thjeshtë. Plotësoni të dhënat për sigurimin që keni zgjedhur. Plotësoni të dhënat e përdoruesit të policës. Me pas, kryeni pagesën dhe më pas bëhet finalizimi, duke marrë brenda fare pak kohe kopjen elektronike të policës suaj.  (Kujdesuni që të dhënat tuaja të jenë të sakta dhe të bleni policën e re përpara se t’ju mbarojë ajo ekzistuese!)


Tashmë mund të jeni të qetë në timon me sigurimin e makinës nga Albsig. Sigurisht, edhe të lehtësuar që kursyet kohë dhe para duke marrë në të njëjtën kohë, mbulimin më të mirë për automjetin tuaj. Rrugë të mbarë!

The post Si të blejmë sigurim makine Online appeared first on Albsig.

]]>
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2021 https://www.albsig.al/autoriteti-i-mbikeqyrjes-financiare-publikon-gjeografine-e-sigurimeve-2021/ Wed, 24 Aug 2022 14:00:31 +0000 https://www.albsig.al/?p=11825 Gjeografia e Sigurimeve 2021,  publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave. Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 60.50% […]

The post Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2021 appeared first on Albsig.

]]>
Gjeografia e Sigurimeve 2021 publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 60.50% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2021, Durrësi me 7.39%, Fieri 4.98%, Shkodra 4.63% dhe Korça 4.47%. Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 14-vjeçare.

Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2021 ky tregues është rreth 6,887 lekë për frymë, me një rritje rreth 1,023 lekë krahasuar me një vit më parë.

Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 12,660 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 6,227 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 4,879 lekë për frymë, Vlora me 4,624 lekë për frymë dhe Shkodra me 4,614 lekë për frymë.

Ky publikim nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2021 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 70.02%, e pasuar nga prefektura Durrësi me 8.99%.

 

Burimi: AMF

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Gjeografisë së Sigurimeve 2021 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.

 

 

The post Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2021 appeared first on Albsig.

]]>
Si teknologjia po bëhet një mjet praktik në përpunimin e dëmeve të sigurimit https://www.albsig.al/si-teknologjia-po-behet-nje-mjet-praktik-ne-perpunimin-e-demeve-te-sigurimit/ Sat, 02 Jul 2022 13:58:01 +0000 https://www.albsig.al/?p=11733 Zhvendosja nga mjetet tradicionale në ato dixhitale të kryerjes së operacioneve po i udhëheq industritë përmes një rruge rritjeje dhe zhvillimi. Në epokën e re të avancimeve teknologjike, sektori i sigurimeve është në mes të një tronditje radikale dhe dixhitale. Në ditët e sotme, mesatarisht 61% e konsumatorëve preferojnë mjete dixhitale për të monitoruar statusin […]

The post Si teknologjia po bëhet një mjet praktik në përpunimin e dëmeve të sigurimit appeared first on Albsig.

]]>
Zhvendosja nga mjetet tradicionale në ato dixhitale të kryerjes së operacioneve po i udhëheq industritë përmes një rruge rritjeje dhe zhvillimi. Në epokën e re të avancimeve teknologjike, sektori i sigurimeve është në mes të një tronditje radikale dhe dixhitale.

Në ditët e sotme, mesatarisht 61% e konsumatorëve preferojnë mjete dixhitale për të monitoruar statusin e aplikimit të tyre, përqindje kjo që vjen në rritje çdo ditë.

Gjithashtu, pjesa më e madhe e njerzve në përgjithësi kërkojnë më pak ndërveprim fizik dhe preferojnë të konsumojnë shërbime dixhitale kur është e mundur në çdo industri, prandaj është e besueshme që, me kalimin e kohës, për dixhitalizimin e mëtejshëm të përpunimit të kërkesave do të ketë kërkesë në rritje. Për shembull, njerzit që kanë 1981 and 1996 (ages 26 to 31 in 2022)do të përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë së rritur deri në vitin 2030. Në lidhje me këtë, McKinsey parashikon që më shumë se 50% e përpunimit të kërkesave do të automatizohet deri në vitin 2030.
Procesi i dëmeve nga sigurimet, ndryshe nga sa besohej në vitet e kaluara në lidhje me integrimin e teknologjisë së fundit dhe përshtatjen me ritmin e përshpejtuar të ndryshimeve teknologjike, tani ka evoluar. Sot, për të përmbushur më mirë nevojat në ndryshim të klientëve në një botë gjithnjë e më të përqendruar te teknologjia, duhet të përmirësohen aftësitë e tyre për ofrimin e shërbimeve. Kjo e çon organizatën drejt shndërrimit në një organizatë më të shkathët që mund të përshtatet shpejt me ndryshimet dhe pasiguritë e vazhdueshme.

Përdorimi i potencialit të teknologjisë për të përmirësuar zgjidhjen e dëmeve

Procesi i dëmeve të sigurimit është pajisur me një sërë teknologjish përçarëse (disruptive technologies[1]).  Disa nga këto teknologji janë inteligjenca artificiale, Blockchain, mësimi i makinerisë dhe automatizimi i proceseve robotike. Me pritshmëri të larta, këto mjete dixhitale presin të integrohen në të gjithë zinxhirin e një marke, e cila i shtyn markat e sigurimeve të përqafojnë ndërprerjen. Është e vështirë të dallosh modele specifike në të dhënat e dëmeve që kërkojnë ekzaminim më të afërt nga njerëzit. Në të kundërt, inteligjenca artificiale mund të identifikojë modele specifike për dëmet brenda disa minutave me një program të shpejt. Për më tepër, të gjitha këto përmirësime mund të arrihen pa rritur ndjeshëm shpenzimet operacionale si dhe kohën e kërkuar.

RPA: Nga Njoftimi i Parë i Humbjes (FNOL) deri te rregullimi dhe shlyerja, robotët RPA mund të automatizojnë të gjithë procesin e kërkesave. Për të automatizuar proceset transaksionale dhe për të hartuar shpërndarjet e dëmeve, rregulluesit e kërkesave kërkojnë përdorimin e teknologjisë RPA. Duke qenë se automatizon shumë fusha të përpunimit të kërkesave si kontabiliteti, pajtueshmëria me taksat dhe rregullatoret, shlyerja e detyrimeve, vlerësimi dhe analiza e rrezikut të kredisë dhe detyrat administrative.

 

AI: AI dhe mësimi i makinerive mund të përdoren për të zbuluar lehtësisht mashtrimin, si dhe për të synuar klientët e mundshëm. Për më tepër, ju lejon të studioni sjelljen e klientëve të mundshëm dhe të ofroni njohuri për tendencat e mundshme në të ardhmen. Për shembull, ata mund të analizojnë imazhe, sensorë dhe të dhëna historike dhe më pas mund të verifikojnë rezultatet e AI dhe të zgjidhin dëmet bazuar në to.

BIG Data: Sasi të mëdha të dhënash e bëjnë të vështirë analizimin dhe renditjen e informacionit gjatë përpunimit të kërkesave. Nëse të gjitha të dhënat nuk merren parasysh, ata mund të çojnë në marrjen e një vendimin të gabuar. Nëse kompanitë e sigurimit kanë më pak kohë, si mund të trajtojnë vëllime të mëdha të dëmeve? Në këtë rast, Big Data Analytics i ndihmon personat që merren me trajtimin e dëmeve të raportojnë për dëmet që kanë nevojë për hetim të mëtejshëm. Të dhënat e mëdha nuk janë të dobishme vetëm për siguruesit që kërkojnë të reduktojnë mashtrimin, por ato ndihmojnë shoqërinë në tërësi duke siguruar që atyre t’u sigurohen shlyerjet e sakta të dëmeve.

Teknologjitë njohëse (Cognitive technologies [2])mund të luajnë një rol kritik në përmirësimin e efikasitetit të proceseve, ku lehtësia, shpejtësia, komoditeti i shërbimit dhe çmimi janë diferencuesit kryesorë konkurrues. Personat që merren me trajtimin e dëmeve përdorin teknologjinë njohëse për të aksesuar, identifikuar dhe nxjerrë informacionin përkatës në dokumente, formularë, aplikacione dhe politika për të përcaktuar dhe finalizuar zgjidhjen e kërkesave.

Sipas një raporti të McKinsey, automatizimi mund të rrisë kënaqësinë e klientit me 15%, të përmirësojë saktësinë me 4% dhe të reduktojë kostot e udhëtimit të dëmeve me 30%. Prandaj, insurtechs duhet të krijojnë një mesazh të qartë dhe të qëndrueshëm që demonstron gatishmërinë e tyre për t’u përshtatur dhe evoluar me ndërprerjet e teknologjisë së re, pasi vetëm një qasje e tillë do t’i pozicionojë ata të jenë kryesues në epokën e re të sigurimeve.

Burimi: cxotoday

___________________

 

[1] disruptive technologies- Një teknologji përçarëse është ajo që zhvendos një teknologji të vendosur dhe trondit industrinë ose një produkt novator që krijon një industri krejtësisht të re.(P.sh Kompjuteri personal (PC) zhvendosi makinën e shkrimit dhe ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si ne punojmë dhe komunikojmë.)

[2] Teknologjitë njohëse- janë produkte të fushës së inteligjencës artificiale. Ata janë në gjendje të kryejnë detyra që vetëm njerëzit dikur ishin në gjendje t’i bënin. Shembuj të teknologjive njohëse përfshijnë vizionin kompjuterik, mësimin e makinerive, përpunimin e gjuhës natyrore, njohjen e të folurit dhe robotikën

The post Si teknologjia po bëhet një mjet praktik në përpunimin e dëmeve të sigurimit appeared first on Albsig.

]]>
Si të mbrojmë natyrën nga zjarret që ndezim vetë https://www.albsig.al/si-te-mbrojme-natyren-nga-zjarret-qe-ndezim-vete/ Wed, 08 Jun 2022 13:55:09 +0000 https://www.albsig.al/?p=11726 Me ardhjen e stinës së verës, shumë të apasionuar pas natyrës nisin ekskursionet dhe marshimet në vendet më të bukura të Shqipërisë. Disa i drejtohen bregdetit e disa majave të maleve, por këta vizitorë përbëjnë edhe një rrezik serioz për natyrën, veçanërisht në temperaturat e larta, thatësirë apo në mot me erë. Janë kushtet ideale […]

The post Si të mbrojmë natyrën nga zjarret që ndezim vetë appeared first on Albsig.

]]>
Me ardhjen e stinës së verës, shumë të apasionuar pas natyrës nisin ekskursionet dhe marshimet në vendet më të bukura të Shqipërisë. Disa i drejtohen bregdetit e disa majave të maleve, por këta vizitorë përbëjnë edhe një rrezik serioz për natyrën, veçanërisht në temperaturat e larta, thatësirë apo në mot me erë. Janë kushtet ideale për një zjarr që mund të rrezikojë sipërfaqe të mëdha bimësie, por edhe njerëz e banesa, nëse del jashtë kontrollit. Për më tepër, shkaktimi i zjarrit nga dora e njeriut ndalohet me ligj! Ja disa nga rregullat që duhet të respektojnë të gjithë ata që bëjnë turizëm në natyrë, por edhe ata që banojnë në mes të saj.

1- Mos hidhni cigaret e ndezura në mjedise të hapura

Një nga shkaqet më të shpeshta të zjarreve është ajo cigarja e pafikur mirë që hidhet pa kujdes në bar të thatë. Dhe përveç faktit që duhani nuk të bën mirë për shëndetin, nuk bën mirë as për natyrën! Një gabim i tillë është tërësisht i evitueshëm. Mjafton që cigaren ta fikni me ujë dhe jo me këmbë. Dhe mos e hidhni përtokë. Mbani gjithmonë me vete një qese, apo futini nëpër xhepa derisa të arrini në pikën më të afërt të grumbullimit të plehrave.

2- Mos ndizni skarën në afërsi të barit dhe degëve të thata

Një nga gjërat më të bukura të shëtitjeve në natyrë është ngrënia e ushqimeve të skarës të shoqëruara me birra të ftohta. Por edhe zbavitja ka rregullat e saj. Skara s’duhet ndezur asnjëherë në mjedis të hapur, në afërsi të pyllit, ose në afërsi të barit dhe degëve të thata. Për të mbrojtur veten tuaj, natyrën dhe kujtimin e bukur të ekskursionit, kujdesuni të gjeni vendin e përshtatshëm për të vënë skarën dhe ai që e përdor të ketë përvojën e duhur. E njëjta gjë vlen edhe për zjarret e kampingut. Dhe s’duhet të largoheni asnjëherë pa u siguruar që zjarri të jetë shuar plotësisht.

3- Mos lini plehrat në diell

Në fakt, plehrat nuk duhen lënë as në hije e jo më në diell. Është përgjegjësia e gjithësecilit që mbeturinat t’i mbledhë dhe t’i hedhë në vendin e caktuar. Ekziston mundësia e vetëndezjes së plehrave, veçanërisht kur rrinë për një kohë të gjatë në diell, ndaj mos lini asnjëherë pa marrë me vete mbeturinat tuaja. Madje do të bënit mirë që të gjenit 10 minuta kohë për të kontrolluar dhe pastruar zonën ku po pushoni, në mënyrë që të shmangni dëmet edhe nga papërgjegjshmëria e ndonjë tjetri.

4- Mos digjni plehrat në mjedise të hapura

Që t’i biem shkurt; plehrat merren gjithmonë me vete. As nuk lihen aty, as nuk digjen, sepse në të dyja rastet mund të shkaktojnë zjarr. Kjo këshillë nuk vlen vetëm për turistë, por mbi të gjitha për banorë e fermerë të zonës që shpesh djegin barin, bimësitë e ulëta, apo mbeturina të tjera në mjedise të hapura. Edhe zjarrvënia nga kryerja e aktiviteteve bujqësore si djegia e barërave të këqija dhe e mbeturinave të tjera me origjinë bimore është e ndaluar me ligj. Ky ligj vlen për të mbrojtur dhe jetën e pronën tonë.

5- Mbani makinat larg bimësisë së thatë

Mos harroni që motorët e makinës mund të nxehen deri në mbi 500 gradë! Dhe veçanërisht makinat që s’janë të mirëmbajtura mirë, janë më të prirurat për të lëshuar shkëndija që sjellin pasoja të rënda. Mos ecni me makinë mbi bar të thatë dhe mos parkoni asnjëherë pranë tij. Për më tepër, në raste udhëtimesh në natyrë, mbani në makinë lopatë, kovë dhe fikëse zjarri për çdo rast.

Sipas statistikave, 9 në 10 zjarre në natyrë, shkaktohen nga dora e njeriut. Pavarësisht se jo të gjitha zjarret janë të dëmshme, pasi disa prej tyre ndihmojnë në ripërtëritjen e bimësisë dhe tokës, zjarret që shkaktojmë nga ngelizhenca jonë nuk hyjnë asnjëherë në këtë kategori. Nëse do të tregohemi të gjithë të kujdesshëm, ndoshta një ditë mund t’ia lëmë rrufesë dhe diellit përgjegjësinë më të madhe për zjarre të tilla. Dhe do të ndiheshim akoma më mirë gjatë shëtitjeve tona në natyrën e mrekullueshme shqiptare, duke ditur se përveçse vizitorë, jemi njëkohësisht edhe mbrojtës të kësaj shtëpie të madhe. Dhe meqë ra fjala tek shtëpia, udhëtimet në natyrë, i shijoni shumë më tepër kur e dini se edhe banesën tuaj e keni siguruar nga zjarri. Me një policë Sigurimi nga Zjarri të Albsig, dhe me kujdesin që tregoni ndaj natyrës, e keni përmbushur dyfish detyrën tuaj si qytetarë të përgjegjshëm.

The post Si të mbrojmë natyrën nga zjarret që ndezim vetë appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimet më të çuditshme në botë https://www.albsig.al/sigurimet-me-te-cuditshme-ne-bote/ Wed, 08 Jun 2022 13:49:52 +0000 https://www.albsig.al/?p=11721 Industria e sigurimeve ekziston prej qindra vjetësh dhe ofron polica për të mbuluar pothuajse çdo rrezik të imagjinueshëm. Megjithëse shumë sigurime kanë vlerë reale dhe mbrojnë nga rreziku i natyrshëm që mund të hasim kudo në jetën e përditshme, disa individë blejnë polica sigurimi që mund të duken absurde dhe qesharake për shumëkënd! Ja disa […]

The post Sigurimet më të çuditshme në botë appeared first on Albsig.

]]>
Industria e sigurimeve ekziston prej qindra vjetësh dhe ofron polica për të mbuluar pothuajse çdo rrezik të imagjinueshëm. Megjithëse shumë sigurime kanë vlerë reale dhe mbrojnë nga rreziku i natyrshëm që mund të hasim kudo në jetën e përditshme, disa individë blejnë polica sigurimi që mund të duken absurde dhe qesharake për shumëkënd! Ja disa nga llojet e sigurimeve që ekzistojnë vërtet në botë:

Sigurimi i pjesëve të trupit

Çfarë do të mendonit nëse do të dinit që këmbët e supermodeles Heidi Klum vlejnë 2.2 milionë dollarë? Vithet e Jennifer Lopezit vlejnë 27 milionë dhe zëri i këngëtarit Rod Stewart vlen 6 milionë dollarë. Këta janë vetëm tre nga njerëzit e famshëm që kanë siguruar pjesët e trupit të tyre për shifra marramendëse. Por nuk janë vetëm VIP-at që e bëjnë një gjë të tillë. Në të shumtën e rasteve janë modelët e këmbëve dhe të duarve që me anë të një police të tillë sigurojnë mjetin e tyre kryesor të punës. Dhe mirë e kanë. Por e paguajnë shumë shtrenjtë ama. Një prodhuesi holandez verërash, i cili siguroi hundën për 7.8 milionë dollarë, iu desh të paguante 23,000 dollarë në vit për policën e tij.

Sigurimi i karrierës

Nuk flasim për karrierën e suksesshme të një punonjësi që shkon tetë orë në punë, merr rrogën dhe del në pension 65 vjeç. Është fjala për karriera si ato të sportistëve të famshëm, apo për njerëz karriera e të cilëve zgjat për pak vjet dhe është e vetmja mënyrë jetese. Për shembull; nëse ylli i futbollit David Beckham do të pësonte një dëmtim që do t’i jepte fund karrierës së tij, siguruesi do ta dëmshpërblente me 151 milionë dollarë.

Sigurimi nga Fantazmat

Po. Disa kompani sigurimi e kanë vërtet një policë të tillë. Mbulojnë dëmet e shkaktuara nga shpirtra dhe fantazma. Por si në çdo biznes tjetër, arsyeja që ofrojnë një shërbim është se dikujt i ka lindur nevoja për t’u mbrojtur nga një rrezik i tillë. Pasi pretendoi se kishte parë një fantazmë në pronën e tij, një pronar hoteli në Britani, bleu një policë sigurimi prej 1 milion paundësh për t’u siguruar nga vdekja apo paaftësimi për shkak të fantazmave.

Sigurimi nga Rrëmbimi i Alienëve

Ka sigurim edhe për këtë. Dhe duke konsideruar numrin e madh të njerëzve që besojnë në takimet me llojin e tretë, nuk ka pse të jetë aq e çuditshme të duash të mbrohesh nga një rrezik i tillë. Janë të paktën tre kompani të ndryshe sigurimesh që e ofrojnë këtë policë në botë, madje kanë dhënë edhe dëmshpërblime! Kështu që po të jeni ndër ata që jetojnë me frikën nga alienët, mund të jetë polica e përsosur për të qetësuar mendjen.

Sigurimi nga Ndërrimi i Mendjes

E keni parë filmin “Runaway Bride”? Julia Roberts është një nuse që braktis burrat në altar dhe çon dëm çdo shpenzim dhe lodhje për të organizuar ditën që supozohet të jetë më e bukura e jetës. Por po sikur t’ju bjerë fati i keq të keni një nuse të tillë që ju lë shëndenë pa pritur e pakujtuar? Një kompani ofron Sigurimin nga Ndërrimi i Mendjes në rastet kur nusja ose dhëndri anulojnë dasmën. Po kleçka është se dëmshpërblimin nuk e përfiton as njëri, as tjetri. Jo. E përfitojnë vetëm “palët e pafajshme” që kanë financuar për dasmën. Si prindërit, për shembull.

Sigurim nga Lotaria

Në shumë vende është praktikë e rëndomtë që kolektivi i punës të blejë bileta lotarie të përbashkëta, veçanërisht kur shuma arrin në disa miliona dollarë. Por e mendon dot si pronar kompanie se çfarë do të ndodhte po të fitonte stafi yt lotarinë? Diçka e tillë ndodhi në Britani. Shtatë punonjës të një kompanie fituan lotarinë duke marrë nga 6 milionë paundë secili dhe dhanë dorëheqjen që të nesërmen. Tani ka një policë sigurimi që mbron pronarët e bizneseve nga humbja financiare në rast se iu duhet të zëvendësojnë një pjesë të madhe të stafit për shkak të fitimit të lotarisë.

Çuditë nuk mbarojnë këtu e megjithëse mund të duken qesharake, këto polica të çmendura sigurimi ekzistojnë sepse dikush, diku, ka pasur frikën se mos humbiste diçka të vlefshme. Dhe duke parë ekstremet ku arrijnë njerëzit për t’u mbrojtur edhe nga rreziqet më të pabesueshme, nuk duket aq absurde që të duash të sigurohesh nga fatkeqësi që mund të të ndodhin çdo ditë. Për njerëzit e zakonshëm, sëmundjet, zjarri, tërmetet dhe aksidentet rrugore janë rreziqe që s’duhen shpërfillur dhe qëllimi i Albsig është të mbrojë nga rreziqe të tilla çdo aspekt të jetës që ju e konsideroni me vlerë.

The post Sigurimet më të çuditshme në botë appeared first on Albsig.

]]>
Lufta në Ukrainë ul pritjet e rritjes së siguruesve gjermanë për vitin 2022 https://www.albsig.al/lufta-ne-ukraine-ul-pritjet-e-rritjes-se-siguruesve-gjermane-per-vitin-2022/ Fri, 08 Apr 2022 13:21:34 +0000 https://www.albsig.al/?p=11696 Burimi: XPRIMMA.COM sigurimi i jetësSipas një njoftimi të publikuar në Xprimm.com, siguruesit gjermanë presin një rritje prej 2.5% të Primeve të Shkruara Bruto në vitin 2022, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i GDV Joerg ASMUSSEN, duke theksuar se përmbushja e kësaj pritshmërie varet kryesisht nga zhvillimet e mëtejshme të luftës në Ukrainë. Nëse lufta përshkallëzohet më […]

The post Lufta në Ukrainë ul pritjet e rritjes së siguruesve gjermanë për vitin 2022 appeared first on Albsig.

]]>
Burimi: XPRIMMA.COM

sigurimi i jetësSipas një njoftimi të publikuar në Xprimm.com, siguruesit gjermanë presin një rritje prej 2.5% të Primeve të Shkruara Bruto në vitin 2022, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i GDV Joerg ASMUSSEN, duke theksuar se përmbushja e kësaj pritshmërie varet kryesisht nga zhvillimet e mëtejshme të luftës në Ukrainë. Nëse lufta përshkallëzohet më tej, rritja ka të ngjarë të jetë më e dobët.

 

Pritjet e Shoqatës Gjermane të Siguruesve për vitin 2022 ishin më të mira përpara fillimit të luftës në Ukrainë në fund të shkurtit: 3% për të gjithë sektorin dhe deri në 2% sigurimi i jetës, duke reflektuar një përpjekje të fortë rikuperimi. Në vitin 2021, siguruesit gjermanë publikuan një rritje të primit prej 1.4%, në 225 miliardë euro në të gjitha linjat. Megjithatë, duke pasur parasysh ndikimin ekonomik të luftës, parashikimi i vitit 2022 u ul në 2.5% rritje të përgjithshme dhe më pak se 1% për sektorin e sigurimeve të jetës.

 

Një nga efektet kryesore të situatës së luftës është dobësimi i fuqisë blerëse të familjeve, i rënduar nga çmimet shumë më të larta të energjisë, rritja e pasigurisë etj. “Rregulli i përgjithshëm është që vendimet për sigurimin dhe sigurimin afatgjatë priren të shtyhen në kohë krize,” tha ASMUSSEN, cituar nga faqja e internetit e GDV. “Ne tashmë ishim në gjendje ta vëzhgonim këtë fenomen pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Sa i përket efekteve të drejtpërdrejta të luftës së Ukrainës në industrinë gjermane të sigurimeve, shoqata i vlerëson si të vogla, siç tregon publikimi në botimi aktual “Fokus Markt”. Aktualisht, ato janë të kufizuara veçanërisht në sigurimin e transportit dhe kredisë. Në disa raste, këtu zbatoheshin edhe përjashtimet e luftës. Pasojë e luftës janë është gjithashtu dhe sulmet kibernetike të cilat janë gjithashtu një rrezik në rritje, “të cilat mund të çojnë në pretendime shtesë për kompanitë e siguruara në Gjermani”. Megjithatë, deri më tani nuk është shënuar ndonjë dëm i shtuar në fushën e sigurimeve kibernetike. sigurimi i jetës

 

 

The post Lufta në Ukrainë ul pritjet e rritjes së siguruesve gjermanë për vitin 2022 appeared first on Albsig.

]]>
Industria e Sigurimeve Rumune paguan kompensime ditore prej rreth 3.5 milionë euro https://www.albsig.al/industria-e-sigurimeve-rumune-paguan-kompensime-ditore-prej-rreth-3-5-milione-euro/ Thu, 31 Mar 2022 13:04:06 +0000 https://www.albsig.al/?p=11685 Burimi: Xprimm Shoqata Kombëtare e Shoqërive të Sigurimeve dhe Risigurimeve në Rumani – UNSAR njoftoi se, sipas të dhënave të ASF – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, industria e sigurimeve vendase paguan kompensime dhe përfitime ditore sigurimesh prej rreth 3.5 milionë euro, informoi www.1asig.ro. “Së bashku po kalojmë një periudhë të vështirë, me sfida në të […]

The post Industria e Sigurimeve Rumune paguan kompensime ditore prej rreth 3.5 milionë euro appeared first on Albsig.

]]>
Burimi: Xprimm

Shoqata Kombëtare e Shoqërive të Sigurimeve dhe Risigurimeve në Rumani – UNSAR njoftoi se, sipas të dhënave të ASF – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, industria e sigurimeve vendase paguan kompensime dhe përfitime ditore sigurimesh prej rreth 3.5 milionë euro, informoi www.1asig.ro.

“Së bashku po kalojmë një periudhë të vështirë, me sfida në të gjitha nivelet, qoftë për atë social, ekonomik e sidomos për atë njerëzor.

Pandemia e COVID-19 ka sjellë ndryshime të mëdha në jetën tonë të përditshme dhe ka ndryshuar plotësisht mënyrën se si ne e përcaktojmë përgjegjësinë, si publike ashtu edhe individuale.

Industria e sigurimeve ka nevojë për kontributin e të gjithëve, për të menaxhuar këtë krizë sociale dhe për të qëndruar të informuar për rolin tonë në shoqëri dhe në marrjen e përgjegjësisë për veten dhe ata që na rrethojnë”.

 

The post Industria e Sigurimeve Rumune paguan kompensime ditore prej rreth 3.5 milionë euro appeared first on Albsig.

]]>
Si i përballon sistemi i Kartonit Jeshil sfidat e ngritura nga lufta në Ukrainë? https://www.albsig.al/si-i-perballon-sistemi-i-kartonit-jeshil-sfidat-e-ngritura-nga-lufta-ne-ukraine/ Thu, 24 Mar 2022 12:56:41 +0000 https://www.albsig.al/?p=11682 Burimi: Xprimm sistemi i Kartonit Jeshil Të gjithë jemi përballur me situatën tragjike dhe unike të krijuar nga lufta e nisur nga Federata Ruse në Ukrainë: tani kemi një byro anëtare në CoB, ku e dimë se kolegët tanë janë në vështirësi të madhe, dhe megjithatë ata vërtet ia dolën ta mbanin sistemin në funksion […]

The post Si i përballon sistemi i Kartonit Jeshil sfidat e ngritura nga lufta në Ukrainë? appeared first on Albsig.

]]>
Burimi: Xprimm
sistemi i Kartonit Jeshil
Të gjithë jemi përballur me situatën tragjike dhe unike të krijuar nga lufta e nisur nga Federata Ruse në Ukrainë: tani kemi një byro anëtare në CoB, ku e dimë se kolegët tanë janë në vështirësi të madhe, dhe megjithatë ata vërtet ia dolën ta mbanin sistemin në funksion ”, tha Sandra Schwarz, Presidente e CoB, në një ekskluzive, shiko këtu.
“Kjo është diçka që është kaq fantastike dhe pothuajse e pabesueshme, por po, është e vërtetë – bashkëpunimi me byronë ukrainase në të gjitha këto rrethana është ende i mundur pavarësisht realitetit dramatik,” theksoi ajo.
Lufta në Ukrainë ka ngritur një fluks masiv dhe dramatik të refugjatëve që largohen nga Ukraina, shumë prej të cilëve udhëtojnë me makinë. Kështu, përveç kontributit në përpjekjen e përgjithshme të solidaritetit për t’i ndihmuar ata të përballen me tragjedinë e luftës dhe të strehimit, siguruesit evropianë duhet të merren edhe me një çështje teknike shumë konkrete, të aksidenteve automobilistike që përfshijnë makina me targa ukrainase, të cilat, në kontekstin e emergjencës, kanë hyrë në shumë vende evropiane pa sigurimin e duhur MTPL. Cilat janë sfidat, si e ruan veprimtarinë Byroja e Sigurimeve të Motorëve të Ukrainës pavarësisht situatës së luftës, si funksionon bashkëpunimi me byronë ruse në kushtet aktuale dhe cilat janë perspektivat. Këto janë nga pyetjet që iu përgjigj Sandra Schwarz, Presidente e CoB. sistemi i Kartonit Jeshil
Në pyetjen në lidhje me numrin e parashikuar të makinave ukrainase që janë tani në rrugët evropiane, Sandra Schwarz shpjegoi se megjithëse CoB ka mbajtur një kontakt të përhershëm me autoritetet e vendeve që kanë një kufi të drejtpërdrejtë me Ukrainën, ndërsa numri i përgjithshëm i refugjatëve dihet, ka informacione shumë të pakta për numrin e makinave me targa ukrainase që janë larguar nga vendi. “Ne do të thonim se ka shumë të ngjarë që numri është shumë më tepër se 20,000 dhe ka shumë të ngjarë që për momentin është më pak se 200,000, por mund të jetë me të vërtetë çdo numër midis këtyre kufijve. Si i tillë, ndërkohë që nuk kemi një shifër totale, mund të themi patjetër se kemi një numër të madh automjetesh ukrainase që kalojnë tani jo vetëm në vendet kufitare, por edhe që udhëtojnë nëpër Evropë për në vende të tjera ku njerëzit mund të gjejnë strehim. Shumë prej tyre janë të pasiguruar.”
Kjo është një situatë jashtë kuadrit ligjor, por përgjithësisht u pranua për shkak të emergjencës humanitare, pasi kontrolli për sigurimin e duhur u bë shumë më pak i rëndësishëm sesa dhënia e aksesit në strehimore në kohën më të shkurtër të mundshme. Megjithatë, kërkohet një zgjidhje. “Zgjidhja e sulmit është sigurisht politika e sigurimit frontal, por nuk përputhet me situatën aktuale,” shpjegoi Schwarz duke shtuar se ka disa iniciativa lokale për ofrimin e një forme sigurimi falas ose shumë të lirë ose mbulimin e dëmeve shkaktuar nga makinat e pasiguruara ukrainase. Megjithatë, tashmë kanë filluar diskutimet nëse nuk duhet të ketë së paku një zgjidhje në mbarë Evropën dhe si duhet të duket ajo”, tha ajo duke shpjeguar se për këtë çështje CoB është në kontakt të ngushtë me Insurance Europe, Federatën e Siguruesve Evropianë, duke punuar së bashku për të identifikuar një zgjidhje të duhur. Për momentin, për sa kohë që byroja e mjeteve motorrike ukrainas mbetet aktive, drejtuesit e automjeteve ukrainas mund të vazhdojnë të kontaktojnë online me siguruesit e tyre në Ukrainë për tu rinovuar politikat e kartonit jeshil të skaduar ose për të marrë të reja në formatin dixhital. Veçanërisht për rastin e tyre, dokumenti do të pranohet edhe në format dixhital, si një shmangie nga rekomandimi i UNECE, ende në fuqi, sipas të cilit një karton jeshil është vetëm një certifikatë dhe dokument i vlefshëm nëse e keni të printuar.

Së fundi, lufta në Ukrainë ka një ndikim të rëndësishëm edhe në bashkëpunimin me byronë ruse të sigurimeve motorike. “Pyetja e parë është se si dhe në cilat mënyra është ende e mundur, edhe nën regjimin e sanksionuar në fuqi, të sigurohet që byroja ruse mund të përmbushë detyrimin e saj si anëtare në Këshillin e Byrosë. Sigurisht, shumica nga këto pyetje për momentin janë të lidhura me aspektet financiare, transfertat e parave etj. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja pyetje, ne si sistem duhet të vendosim nëse është e mundur apo jo për arsye reputacioni të kemi një byro anëtare të vendosur në Federatën Ruse. Sipas rregullave të sistemit, arsyeja e vetme për të pezulluar anëtarësimin e një byroje të caktuar është se kjo është në kundërshtim me rregullat tona, kështu që para së gjithash duhet të analizojmë nëse është kështu apo jo. ”
sistemi i Kartonit Jeshil
Shikoni intervistën e plotë video në kanalin XPRIMM në YouTube

BURIMI: https://www.xprimm.com/

The post Si i përballon sistemi i Kartonit Jeshil sfidat e ngritura nga lufta në Ukrainë? appeared first on Albsig.

]]>
Britania ndalon kompanitë ruse në industrinë e aviacionit ose hapësirës që të marrin mbulim të ri/sigurimit nga ofruesit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar https://www.albsig.al/britania-ndalon-kompanite-ruse-ne-industrine-e-aviacionit-ose-hapesires-qe-te-marrin-mbulim-te-ri-sigurimit/ Thu, 17 Mar 2022 12:52:42 +0000 https://www.albsig.al/?p=11679 Burimi: Xprimm.com Sipas një njoftimi të publikuar në Xprimm.com, Britania ndalon kompanitë multibilonere ruse nga tregu i sigurimit të aviacionit dhe hapësirës në Londër, qendra më e madhe tregtare dhe e specializuar e sigurimit në botë, tha ministria britanike e financave, cituar nga Reuters. Kompanitë ruse në industrinë e aviacionit ose hapësirës do të bllokohen […]

The post Britania ndalon kompanitë ruse në industrinë e aviacionit ose hapësirës që të marrin mbulim të ri/sigurimit nga ofruesit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Albsig.

]]>
Burimi: Xprimm.com

Sipas një njoftimi të publikuar në Xprimm.com, Britania ndalon kompanitë multibilonere ruse nga tregu i sigurimit të aviacionit dhe hapësirës në Londër, qendra më e madhe tregtare dhe e specializuar e sigurimit në botë, tha ministria britanike e financave, cituar nga Reuters.

Kompanitë ruse në industrinë e aviacionit ose hapësirës do të bllokohen nga qasja në shërbimet e sigurimit ose risigurimit me bazë në Britani, drejtpërdrejt ose tërthorazi, tha ministria.

Gjithashtu, sipas Departamentit  të thesarit, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të sjellë një legjislacion për të ndaluar ofruesit e sigurimeve dhe risigurimeve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të ndërmarrin transaksione financiare të lidhura me një njësi ekonomike ruse ose për përdorim në Rusi. Detaje të mëtejshme të legjislacionit do të jenë të disponueshme në momentin e duhur.

Lëvizja për sigurimin e aviacionit do t’i lërë linjat ajrore ruse tregtare në nevojë për sigurim në tregje të tjera. Duke pasur parasysh se risiguruesit perëndimorë hezitojnë të bëjnë biznes me partnerët rusë për shkak të regjimit të sanksioneve, ky ndalim i vendosur nga MB lë shumë pak mundësi, me shumë mundësi për risiguruesit aziatikë.

Ndalimi mund të çojë gjithashtu në një rritje të primeve të aviacionit për shkak të humbjes në sektorin e sigurimeve, tha një ekzekutiv i industrisë së aviacionit, i cituar sërish nga Reuters.

Lloyd’s of London së bashku me kompanitë e tjera që operojnë në Londër janë ofruesit kryesor të sigurimit dhe risigurimit të aviacionit, duke përfshirë edhe linjat ajrore ruse.

The post Britania ndalon kompanitë ruse në industrinë e aviacionit ose hapësirës që të marrin mbulim të ri/sigurimit nga ofruesit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Albsig.

]]>