siguracion online Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/siguracion-online/ Shoqëri Sigurimi Wed, 14 Feb 2024 09:55:00 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.4 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png siguracion online Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/siguracion-online/ 32 32 Sigurimi nga Aksidentet i Nxënësve dhe Studentëve https://www.albsig.al/sigurimi-nga-aksidentet-nxenesve-studenteve/ Wed, 28 Sep 2022 07:35:27 +0000 https://www.albsig.al/?p=12570 Shkolla ka filluar për nxënësit e 9 vjeçares dhe atyre të shkollës së mesme, ndërkohë që studentët e shkollave të larta do të nisin më 17 tetor, e përvecc masave të duhura për parandalimin e Covid-19, është e rëndësishme të mbrojmë brezat e rinj nga çdo aksident apo e papritur për t’i mbajtur ata të […]

The post Sigurimi nga Aksidentet i Nxënësve dhe Studentëve appeared first on Albsig.

]]>
Shkolla ka filluar për nxënësit e 9 vjeçares dhe atyre të shkollës së mesme, ndërkohë që studentët e shkollave të larta do të nisin më 17 tetor, e përvecc masave të duhura për parandalimin e Covid-19, është e rëndësishme të mbrojmë brezat e rinj nga çdo aksident apo e papritur për t’i mbajtur ata të shëndetshëm pa iu penguar studimet. Sigurimi Nga Aksidentet i Nxënësve Dhe Studentëve është mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin e për të kursyer para; jo vetëm për studentët që zgjedhin të shkollohen jashtë shtetit, por edhe për ata në vend.

Ka shumë arsye përse prindërit duhet të konsiderojnë policën Sigurimi Nga Aksidentet i Nxënësve Dhe Studentëve në fillim të vitit të ri shkollor dhe Albsig ju ndihmon të zgjidhni më të mirën për fëmijët tuaj.

Shëndeti dhe mirëqenia – përbërës themelorë të suksesit akademik

Qëllimi kryesor i policës Albsig për Sigurimin Nga Aksidentet të Nxënësve Dhe Studentëve, është që të ndihmojë nxënësit dhe studentët të vazhdojnë shkollën në shëndet të plotë dhe pa vështirësi financiare në mënyrë që të diplomohen dhe të përmbushin aspiratat e tyre në jetë dhe karrierë. Nxënësit dhe studentët pësojnë jo rrallë aksidente që pavarësisht kujdesit parandalues, s’mund të shmangen gjithmonë. Helmimi, sforcimi fizik dhe goditja nga dielli janë disa prej rreziqeve kryesore, të cilat mund të të kushtojnë dhe jetën. Sigurimi Nga Aksidentet i Nxënësve Dhe Studentëve mbulon të gjitha shpenzimet mjekësore të nevojshme në të gjitha qendrat mjekësore, si dhe dëmshpërblimin në rast paaftësimi, apo humbjeje të jetës.

Të sigurosh fëmijën kushton pak, por vlen shumë më tepër

 

Shpenzimet për të arsimuar fëmijën tuaj janë të mëdha, por gjithçka ju shpërblehet me njohuritë dhe aftësitë që fiton, duke u përgatitur të hyjë në jetë si individ. Sigurimi Nga Aksidentet i Nxënësve Dhe Studentëve nuk kushton shumë, por në të njëjtën kohë nuk ka të çmuar qetësia që ndjeni kur e dini se fëmija juaj do të marrë kujdesin më të mirë falë mbrojtjes financiare që ofron kjo policë. Albsig ju vjen në ndihmë duke ofruar policën e Sigurimit Nga Aksidentet i Nxënësve Dhe Studentëve me tarifa që nuk jua rëndojnë buxhetin e njëkohësisht me dëmshpërblimin më të shpejtë, duke mos ju braktisur në kohët më të vështira.

Kujdesuni me dashuri, por edhe me cilësi ndaj fëmijës suaj

Përbërësi thelbësor në rritjen e brezit të ri është dashuria dhe kujdesi prindëror që e shoqërojnë duke i dhënë kurajë e siguri në hapat e para të jetës. Por pamundësia ekonomike mund të bëhet pengesë e madhe në raste aksidentesh dhe shqetësimi shtohet edhe më shumë kur nuk mund t’i sigurosh fëmijës kujdesin më të mirë mjekësor për një shërim të shpejtë, apo lehtësim të kushteve të tij të jetesës në rast paaftësimi. Sigurimi Nga Aksidentet i Nxënësve Dhe Studentëve ofruar nga Albsig ju jep mundësinë e zgjedhjes së qendrave spitalore më të mira në vend dhe jashtë tij, duke garantuar shërbimin më cilësor mjekësor për fëmijën tuaj.

Jepini një siguri më shumë të ardhmes së fëmijës suaj në këtë vit të ri shkollor. Albsig ju ndihmon të zgjidhni mbulimin që ju përshtatet më shumë për fëmijën tuaj gjatë studimeve brenda apo jashtë vendit. Tashmë kemi lehtësuar dhe përshpejtuar blerjen e policave të sigurimit edhe me anë të shërbimit

Bli Online për studentët që shkojnë drejt shteteve të tjera, si dhe për paketat e sigurimeve shëndetësore për të gjithë familjen.

 

The post Sigurimi nga Aksidentet i Nxënësve dhe Studentëve appeared first on Albsig.

]]>
Si te blejme siguracion makine online https://www.albsig.al/si-te-blejme-online-siguracion-makine/ Fri, 16 Sep 2022 12:22:09 +0000 https://www.albsig.al/?p=11657 Siguracioni i makinës mbulon përgjegjësinë e të siguruarit ndaj palëve të treta për dëme të ndodhura vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë. Mënyrat si mund të blejmë siguracionin e Makinës  Sigurimi i mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme) është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik, […]

The post Si te blejme siguracion makine online appeared first on Albsig.

]]>
Siguracioni i makinës mbulon përgjegjësinë e të siguruarit ndaj palëve të treta për dëme të ndodhura vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Mënyrat si mund të blejmë siguracionin e Makinës 

Sigurimi i mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme) është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Siguruesi merr përsipër përgjegjësinë civile të të Siguruarit, ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore, në bazë të Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Mënyra e parë është që të paraqiteni në një prej pikave të kompanisë së sigurimit.

Blerja e siguracionit në pikat Albsig

Me vete duhet të keni dokumentat e vlefshëm: 

  • Lejen e qarkullimit të mjetit, 
  • Kartë Identiteti,
  • Dëshmi aftësie (patentë),
  • Kartë krediti ose Cash për të bërë pagesën.

Në momentin që bëni blerjen e siguracionit, ju jepen me vete dy kopje origjinale të siguracionit. Kopia e parë mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me dokumentat e tjera të makinës. 

Përvec formës së parë, mund të blini TPL edhe online. 

Hapat si të blini Siguracion Makine Online:

Më parë sigurohuni të keni pranë vetes dokumentat e nevojshëm si: Lejen e qarkullimit të mjetit, Kartën e identitetit, Dëshmi aftësie (patentë), Kartë krediti (ose debiti që lejon blerjen online). 

Hapi i parë jepni të dhënat e mjetit për sigurimin, plotësoni targën, shasinë, datën e fillimit dhe datën e mbarimit të siguracionit. Duhet të pranoni termat dhe kushtet e kontratës së sigurimit të TPL. Pasi të jeni siguruar qe keni lexuar kushtet e përgjithshme të sigurimit TPL dhe të keni të qartë çfarë mbulon dhe cfarë përjashton ky sigurim, klikoni vazhdo dhe do të shikoni primin që duhet të paguani. Më pas vazhdoni me hapin tjetër. 

Hapi i dytë, në këtë hap ju do të vendosni në tabelën që do t’ju paraqitet të dhënat tuaja si përdorues i mjetit motorrik për të cilin po blini siguracionin e makinës online. Këto të dhëna janë emër,mbiemër, atësi, ditëlindje, lloji i patentës, numri i kartës së identitetit ose pasaportës etj. Sigurohuni që të dhënat tuaja janë të sakta dhe të vlefshme. Pra asnjë prej dokumentave tuaja nuk ka skaduar. Nëse mjeti do të ketë dhe një përdorues të dytë, do t’ju duhet të shënoni të dhënat e përdoruesit të dytë. 

Hapi i tretë, në këtë hap do t’ju shfaqet tabela ku ju do të vendosni të dhënat e kartës tuaj për të proceduar me pagesën. Do t’ju duhet të plotësoni llojin e kartës, numrin e kartës, vlefshmërinë si dhe adresën ku do t’ju vijë siguracioni  me postë. 

Hapi i katërt dhe i fundit, ju keni plotësuar të gjitha të dhënat tuaja dhe më në fund do të finalizoni blerjen. 

Me konfirmimin e blerjes siguracioni do t’ju dorëzohet në adresën e shënuar prej jush brenda 24 orëve. 

Bli Online TPL

Me blerjen online të siguracionit TPL ju fitoni kohë dhe shërbimi do të jetë i menjëhershëm. 

The post Si te blejme siguracion makine online appeared first on Albsig.

]]>
Si të blejmë Online Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim https://www.albsig.al/si-te-blejme-online-sigurimin-e-shendetit-ne-udhetim/ Wed, 24 Aug 2022 15:47:48 +0000 https://www.albsig.al/?p=11832 Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim Online Udhëtimet jashtë shtetit mund të jenë një përvojë emocionuese, por mund të kenë edhe të papritura që jua bëjnë jetën të vështirë. Megjithatë, aksidentet dhe emergjencat mjekësore janë rreziqe nga të cilat mund të mbroheni financiarisht, falë policave të sigurimit të shëndetit në udhëtim. Polica e Sigurimit të Shëndetit […]

The post Si të blejmë Online Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim Online
Udhëtimet jashtë shtetit mund të jenë një përvojë emocionuese, por mund të kenë edhe të papritura që jua bëjnë jetën të vështirë. Megjithatë, aksidentet dhe emergjencat mjekësore janë rreziqe nga të cilat mund të mbroheni financiarisht, falë policave të sigurimit të shëndetit në udhëtim. Polica e Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim e Albsig ofron përfitimet kryesore mjekësore apo të riatdhesimit në rast urgjence cilido qoftë destinacioni juaj, duke ju mbuluar shpenzimet në rastet e një urgjence mjekësore, trajtimi spitalor, apo riatdhesimi, madje dhe ato që shpenzoni për ilaçe!

E pavarësisht se planifikimi i një udhëtimi mund të jetë argëtues për disa njerëz, është po aq stresues për disa të tjerë. Qoftë ky një udhëtim disa ditor, qoftë për një periudhë më të gjatë, janë shumë gjëra që duhen bërë gati dhe nganjëherë harron ato më të rëndësishmet! Sigurimi i shëndetit në udhëtim është një prej tyre. Edhe pse është mjaft i nevojshëm, mund të mbetet për në minutën e fundit, ndaj dhe Albsig ju vjen në ndihmë duke ju mundësuar blerjen Online të Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim. Polica juaj e sigurimit bëhet e vlefshme brenda 24 orësh dhe për t’u pajisur me të, ju mjafton vetëm një mjet identifikimi!  Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim Online , jo vetëm që ju nxjerr nga situata, por ka një sërë të mirash që nuk i kishit menduar.

 

1- Kushton më pak

Udhëtimet përbëjnë një shpenzim të konsiderueshëm për këdo dhe interneti sot ju mundëson të krahasoni çmime, dhe të gjeni ofertat më të mira; si për biletat e udhëtimit, hotelet dhe çdo aktivitet tjetër që keni planifikuar. E njëjta gjë vlen edhe kur blen Online Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim. Duke shmangur kostot e proçedurave me anë të agjentëve dhe duke shkurtuar kohën e shërbimit, primi ulet pa ndryshuar asgjë në cilësinë e mbulimit të policës suaj.

 

2- Informohesh më shpejt

Zëre se e bëtë takimin me agjentin në rehatinë e divanit tuaj! Çdo informacion që duhet të merrni përpara se të blini policën dhe gjithçka tjetër që do të doni të dini mbi proçedurat, apo kompaninë që keni zgjedhur, e keni në një vend të vetëm. Faqja zyrtare e Albsig, ju informon për gjithçka dhe me hollësi. Dhe për të qenë të sigurt, operatori ynë Online është gjithmonë i gatshëm për t’ju udhëzuar në çdo hap.

 

3- Proçedurë e thjeshtë

S’keni pse të stresoheni më nga mendimi se do t’ju duhet të kryeni një proçedurë të gjatë aplikimi e dorëzimi dokumentacioni. Blerja Online e Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim, kryhet me anë të një formulari tepër të thjeshtë dhe të kuptueshëm për të gjithë. Mjafton vetëm mjeti i identifikimit dhe karta me të cilën do të kryeni pagesën në internet.

 

4- S’ka rrezik ta humbasësh!

Gjatë një udhëtimi, gjërat që rrezikoni më shumë të humbisni, janë pikërisht ato më të rëndësishmet, sepse ju duhet t’i keni në dorë, apo në një vend lehtësisht të gjetshëm në çdo pikë kontrolli. Nëse blini Online Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim nga Albsig, nuk rrezikoni më ta humbisni policën e sigurimit. Kopja elektronike ju dërgohet në adresën tuaj të e-mailit dhe e keni gjithmonë aty.

 

5- Mbroni mjedisin

Pavarësisht se shumica e njerëzve që zgjedhin të blejnë produkte dhe shërbime në internet ndikohen nga çmimet dhe kursimi i kohës, interneti ofron edhe një të mirë që po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme dhe blerja Online e policave të sigurimit është një ndihmesë në mbrojtjen e planetit, pasi çdo gjë është elektronike, pa shpenzim letre!

 

6- Dëmshpërblim në kohë rekord

Ne urojmë që udhëtimet tuaja të jenë sa më të qeta e të mbara, por edhe në rast se ndodh diçka, nuk do t’ju lëmë të prisni gjatë. Albsig ju dëmshpërblen në kohë rekord dhe nuk ju lë të vuani financiarisht.

Edhe nëse udhëtimi s’bën pjesë në planet tuaja të afërta, mund të vizitoni platformën tonë të blerjes Online dhe të përfitoni të gjitha këto përparësi duke bërë cilindo sigurim që ju nevojitet.

The post Si të blejmë Online Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim appeared first on Albsig.

]]>
Si të blejmë sigurim makine Online https://www.albsig.al/siguracion-makine-online/ Wed, 24 Aug 2022 15:43:27 +0000 https://www.albsig.al/?p=11829 Bli Online siguracion makine onlineInterneti e ka bërë blerjen e policave të sigurimit më të volitshme se asnjëherë tjetër. Sigurimi i makinës Online është një nga policat që po shitet më shumë në botë. Kur zgjidhni të bleni sigurimin e makinës Online, e bleni më shpejt dhe më lirë. Por, të dini çfarë të prisni […]

The post Si të blejmë sigurim makine Online appeared first on Albsig.

]]>

siguracion makine onlineInterneti e ka bërë blerjen e policave të sigurimit më të volitshme se asnjëherë tjetër. Sigurimi i makinës Online është një nga policat që po shitet më shumë në botë. Kur zgjidhni të bleni sigurimin e makinës Online, e bleni më shpejt dhe më lirë. Por, të dini çfarë të prisni dhe si mund të ndikojë zgjedhja juaj në primin e policës, mund ta bëjë proçesin e blerjes edhe më të lehtë. Nëse keni zgjedhur Albsig, keni garantuar jo vetëm shpejtësinë e blerjes së policës, por edhe atë të dëmshpërblimit në rast se ju lind nevoja! Ja disa nga gjërat që duhet të dini para se të bleni siguracionin e makinës Online nga Albsig.

1- Informohuni në faqen zyrtare

Jemi kujdesur që të gjeni gjithçka atje. Ne e kuptojmë rëndësinë e mirëinformimit dhe sa ndikon kjo në besimin tuaj. Ndaj dhe kemi lehtësuar marrjen e një informacioni po aq të hollësishëm, sa ai që do të merrnit pranë një agjensie, por në shumë më pak kohë! Dhe për më tepër, operatori ynë Online ju përgjigjet për çdo pyetje apo paqartësi gjatë proçesit. Nuk do t’ju lëmë vetëm as në internet!

2- Bëni gati të dhënat

Përpara se të bëni blerjen e siguracionit të makinës Online, duhet të keni gati të dhënat bazë që nevojiten për policën tuaj. Këto gjenden në shumë pak dokumentacion që gjithsesi e keni gjithmonë me vete. Të tilla si, karta e identitetit, leja e qarkullimit, patenta, si dhe informacione mbi automjetin (targa, shasia, marka, modeli, kilometrazhi, pajisjet e sigurisë, etj). Dhe sigurisht, duhet të keni një kartë të vlefshme krediti ose debiti për të kryer transaksionin në përfundim të blerjes.

Në rastin e siguracionit TPL, ju kërkohet vetëm targa dhe shasia, bashkë me lejen e qarkullimit. Ndërsa, për siguracionin kufitar duhet të keni dhe markën e automjetit. Për të blerë siguracionin Kasko, përveç të dhënave të mësipërme, duhet të dini dhe vlerën e makinës suaj në treg. (Sigurimi Kasko aplikohet vetëm për automjetet brenda 10 vjeçarit të fundit dhe vlera e tregut të makinës duhet të jetë më e madhe ose baras me €10,000). Dhe të mos harrojmë se kur zgjidhni të bleni sigurim makine Online, ju ndihmojmë duke ju dhënë në çast një përllogaritje të primit që të jeni të bindur në zgjedhjen tuaj!

3- Lexoni kushtet e policës

Përpara se të vendosni të blini sigurimin e makinës Online, sigurohuni që të keni lexuar kushtet e policës suaj. Kështu, jeni të mirëinformuar mbi mbulimin për të cilin po paguani. Pavarësisht se gjuhën e përdorur në policat e sigurimit e kemi bërë më të thjeshtë dhe më të kuptueshme, nëse hasni vështirësi në kuptimin e termave, operatori ynë Online do t’ju shpjegojë çdo paqartësi që mund të keni në lidhje me to.

4- Ndiqni 4 hapat

Pasi t’i keni bërë të gjitha këto, blerja e siguracionit të makinës Online kryhet nëpërmjet katër hapave tepër të thjeshtë. Plotësoni të dhënat për sigurimin që keni zgjedhur. Plotësoni të dhënat e përdoruesit të policës. Me pas, kryeni pagesën dhe më pas bëhet finalizimi, duke marrë brenda fare pak kohe kopjen elektronike të policës suaj.  (Kujdesuni që të dhënat tuaja të jenë të sakta dhe të bleni policën e re përpara se t’ju mbarojë ajo ekzistuese!)


Tashmë mund të jeni të qetë në timon me sigurimin e makinës nga Albsig. Sigurisht, edhe të lehtësuar që kursyet kohë dhe para duke marrë në të njëjtën kohë, mbulimin më të mirë për automjetin tuaj. Rrugë të mbarë!

The post Si të blejmë sigurim makine Online appeared first on Albsig.

]]>
Përse ta bleni policën e sigurimit Online? https://www.albsig.al/perse-ta-bleni-policen-e-sigurimit-online/ Wed, 10 Aug 2022 12:16:48 +0000 https://www.albsig.al/?p=11471 polica e sigurimitGjithmonë e më shumë biznese po praktikojnë blerjet Online për produktet dhe shërbimet e tyre dhe blerja e policës së sigurimit Online është mënyra e re e pajisjes me policë sigurimi që ofron disa përfitime përveç kursimit të kohës. Ja cilat janë përfitimet kryesore nëse vendosni të bleni sigurimin Online.   1- Komoditeti […]

The post Përse ta bleni policën e sigurimit Online? appeared first on Albsig.

]]>
polica e sigurimitGjithmonë e më shumë biznese po praktikojnë blerjet Online për produktet dhe shërbimet e tyre dhe blerja e policës së sigurimit Online është mënyra e re e pajisjes me policë sigurimi që ofron disa përfitime përveç kursimit të kohës. Ja cilat janë përfitimet kryesore nëse vendosni të bleni sigurimin Online.

 

1- Komoditeti

Mund ta bleni nga shtëpia, zyra, apo kudo që të ndodheni nëpërmjet telefonit tuaj, pa qenë nevoja të shpenzoni kohë të tepërt për të kërkuar një zyrë, apo një agjent që t’ju shërbejë. Falë ndërfaqes me përdorim mjaft të lehtë, e gjithë proçedura është lehtësisht e kuptueshme dhe e përdorshme, duke mundësuar blerjen në çast të policës që ju nevojitet.

 

2- Informimi

Interneti ofron informacion të plotë dhe të hollësishëm në lidhje me çdo policë sigurimi për të cilën interesoheni. Me anë të tij, mund të bëni krahasimin e disa policave të sigurimit Online dhe mund të merrni një vendim të mirëinformuar në lidhje me policën që ju përshtatet më shumë.

 

3- Prime më të ulëta

Një nga pikat më të forta të shitjes së sigurimeve në internet kanë qenë përfitimet e kostos që ka sjellë për blerësit. Si klient, kur blini policën e sigurimit Online, ndihmoni siguruesin të kursejë kostot operative dhe komisionet e ndërmjetësve. Dhe për shkak se e gjithë proçedura ndodh Online dhe është pa shkresa, kostot ulen më tej. Kjo bën që edhe primi i policës që do të bleni nëpërmjet internetit, të jetë më i ulët.

 

4- Automatizimi

Edhe nëse s’jeni shumë të informuar në lidhje me mënyrën e pagesës Online, platformat e policave të sigurimit mundësojnë pagesë të shpejtë të primit të sigurimit nëpërmjet mënyrave të sigurta dhe të mbrojtura të kryerjes së transaksioneve. Për më tepër, mund të merrni në çast përllogaritjen e primit tuaj si dhe të merrni çdo informacion mbi proçedurat vijuese, si raportimi i dëmit dhe verifikimi i vlefshmërisë së policës, në çdo kohë.

 

5- Ndihma e shpejtë

Edhe nëse keni vështirësi fillestare në përdorimin e platformës së blerjeve të sigurimit Online, kompanitë e sigurimit ofrojnë asistencën Online me anë të së cilës operatori mund t’ju udhëzojë hap pas hapi deri në mbyllje të proçedurës.

 

Përse Albsig është zgjedhja më e mirë?

 

1- Pagesa të sigurta

Siguria e transaksionit është një nga arsyet kryesore pse Albsig është zgjedhja e duhur, pasi platforma Albsig e blerjes së sigurimit Online garanton siguri të plotë në kryerjen e çdo transaksioni dhe ruan konfidencialitetin e të dhënave tuaja personale. Besueshmëria e lartë që gëzon shoqëria jonë e sigurimeve është një garanci shtesë për shërbimin e përgjegjshëm dhe të përpiktë që ju ofron blerja e sigurimit Online në platformën Albsig.

 

2- Aspak burokraci

Nuk do të keni nevojë për të bërë kopje të tëra dokumentacioni dhe për të shpenzuar kohë dhe para për t’i dorëzuar. Për të kryer blerjen e një police sigurimi Online në Albsig, ju mjafton vetëm karta e identitetit, ose pasaporta, një kartë krediti ose debiti për sigurimin e shëndetit, leja e qarkullimit të mjetit për sigurimin e makinës dhe të dhënat bazë për pronën apo biznesin tuaj. Të gjitha këto janë gjëra që i mbani gjithmonë me vete gjithsesi!

 

3- Ju informojmë për çdo hollësi

Për çdo policë sigurimi Albsig, mund të gjeni kushtet e përgjithshme në faqen zyrtare dhe mund të dini me hollësi se çfarë mbulon polica e sigurimit që keni zgjedhur të bleni Online. Ofrojmë 100% transparencë në çdo ndërveprim Online, ashtu siç bëjmë edhe në takimet nga afër.

polica e sigurimit

The post Përse ta bleni policën e sigurimit Online? appeared first on Albsig.

]]>