Sigurimi i Biznesit

Çfarë është sigurimi i biznesit? 

 

Sigurimi i biznesit është ai lloj sigurimi, i cili ndihmon kompanitë të mbrojnë asetet e tyre financiare, pronën intelektuale dhe vendin fizik nga aksidentet  e paparashikuara, të cilat sjellin humbje të mëdha. Sigurimi i biznesit përfshin mbrojtjen, nga kushtet natyrore, vjedhjet, gjygjet , sëmundjet e punonjësve, etj. 

 

Pse duhet ta siguroni biznesin tuaj? 

Është jetësore për bizneset e vogla të vlerësojnë llojet e sigurimit të biznesit dhe ta sigurojnë biznesin e tyre, sepse këto biznese janë më të ekzpozuara ndaj incidentëve dhe humbjeve të mëdha. Pra nëse jeni një biznes i vogël, Albsig ju rekomandon ta siguroni biznesin tuaj për të ulur rrezikun e humbjeve të mëdha, por edhe nëse jeni një biznes i madh sigurimi i biznesit është jetësor dhe mbulon dëmet ndaj biznesit. 

 

Llojet e sigurimit të biznesit: 

Ka disa opsione të ndryshme kur vjen puna tek sigurimi i biznesit. Mbulimi i humbjeve dhe sigurimi i biznesit varen nga një sërë faktorësh, si industria ku bën pjesë biznesi, vendndodhja, numri i punonjësve dhe madhësia. Me shumë mundësi gjatë rritjes dhe ndryshimit të biznesit me kalimin e kohës ju do të ndryshoni edhe llojin e sigurimit të biznesit. 

 

Politikat e përgjegjësisë profesionale

 

Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit, ndaj humbjeve apo dëmeve që i shkaktohen palëve të treta, ndaj gabimeve, neglizhencës apo mosveprimit profesional, harresës gjatë ushtrimit të profesionit, siç janë: Avokati, Noteri, Arkitekti, Ekonomisti, Audituesi, Dentisti,

Farmacisti, etj. Pa sigurimin e biznesit të gjitha këto kosto bien mbi ju. 

 

Politikat e sigurimit të përgjithshëm  

Sigurimi i përgjithshëm i biznesit është një nga politikat më të zakonshme dhe më të këshillueshme. Kjo politikë e sigurimit të biznesit e mbulon biznesin tuaj ndaj çdo humbje dhe ndaj çdo lloj aksidenti. Gjithashtu mbulon çdo kosto ligjore nga hedhjet në gjygj, të cilat në mungesë të sigurimit të biznesit do të mbulohej nga ju. 

 

Politika e sigurimit të pronës në biznes 

Nëse një biznes nuk ka bërë sigurimin e pronës, vendit fizik ku po vepron atëherë çdo dëm do të paguhet nga biznesi vetë. Sigurimi i pronës i ndihmon bizneset të paguajnë dhe të riparojnë dëmet pa kosto shtesë. Tek bizneset e vogla rreziku për falimentim pas një dëmtimi të pronës janë shumë të mëdha, për këtë arsye ekspertët e Albsig rekomandojnë sigurimin e pronës dhe sigurimin e biznesit. 

 

Sigurimi i makinës në biznes 

Nëse kompania juaj ka makina dhe mjete të cilat përdoren për veprimtaritë e biznesit, atëherë, ato duhet të jenë patjetër të siguruara. Sepse sipas statistikave ka një përqindje shumë të lartë se mjetet do të dëmtohen gjatë përdorimit të tyre, prej incidenteve dhe aksidentëve të ndryshme. 

 

Ajo çfarë ne tek Albsig  rekomandojë është se çdo biznes duhet ta sigurojë biznesin e tij. Sigurimi i Biznesit e mbron biznesin tuaj nga rreziqe të papritura, të cilat i shkaktojnë humbje shumë të madhe biznesit tuaj, sidomos bizneseve të vogla, të cilat e kanë shumë të vështirë rimëkëmbjen pas humbjeve të mëdha.