Shtojcë për Sëmundjet e Shpallura

(Për përdorim në policat e pronës)

 

Kjo policë në varësi të të gjithë termave, kushteve dhe përjashtimeve të aplikueshme mbulon humbjet e përcaktuara si humbje direkte fizike ose dëme fizike të ndodhura përgjatë periudhës së sigurimit. Si rrjedhim dhe pavaresisht çdo parashikimi të kundërt tjetër në këtë policë, kjo policë nuk siguron ose mbulon çdo humbje, dëm, kërkesë për dëmshpërblim, kosto, shpenzime ose shumë tjetër, direkt ose indirekt ardhur nga, përcaktuar nga ose ndodhur në të njëjtën kohë ose në çdo sekuence të një Sëmundje të Shpallur ose frikës ose kërcenimit, cilido qoftë i momentit ose njëkohëshem ose i përceptuar i një Sëmundjeje të Shpallur.

2. Për qellim të kuptimit të kësaj shtojce humbje, dëm, kërkesë për dëmshpërblim, kosto, shpenzime ose shumë tjetër, përfshin por nuk kufizohet tek çdo kosto pastrimi, detoksifikimi, zhvendosje, kontrolli ose testi:

2.1 Për një Sëmundje të Shpallur, ose

2.2 Çdo pasuri e siguruar që prëket nga e tillë Sëmundje e Shpallur.

3. Si përdorur në këtë shtojcë, një Sëmundje e Shpallur nënkupton çdo sëmundje e cila mund të transmetohet nëpërmjet çdo substance ose vektori nga një organizëm tek tjetri, ku

3.1 substanca ose vektori përfshin por nuk kufizohet me, një virus, bakter, parazit ose organizëm tjetër, ose çdo variacion ose ndryshim i tij, qoftë i gjallë ose jo, dhe

3.2 mënyra e transmetimit, ciladoqoftë direkte ose indirekte përfshin por nuk kufizohet në transmetimin nëpërmjet ajrit, transmetimit nëpërmjet lëngjeve të trupit, transmetimit nga ose në çdo sipërfaqe ose objekt, solid, lëng ose gaz ose ndërmjet organizmave, dhe

3.3 sëmundja, substanca ose vektori mund të shkaktojë ose kërcënon dëme në shëndetin e njerëzve ose mirëqenien e tyre ose mund të shkaktojë ose kërcënon dëme ne, përkeqësim të, humbje të vlerës së, cilësinë tregtare të ose humbjen e përdorimit të pasurisë apo objektit pasuror të siguruar.

4. Kjo shtojcë aplikohet në të gjithë mbulimet, shtojcat, mbulimet shtesë, përjashtimet e çdo përjashtimi, dhe çdo mbulimi të dhëne tjetër.

LMA5393