Albsig shoqeri sigurimesh

Shoqëri Sigurimi: Kriteret që Bëjnë Diferencën?

  • Home
  • Shoqëri Sigurimi: Kriteret që Bëjnë Diferencën?
Shoqëri Sigurimi: Kriteret që Bëjnë Diferencën?

Sigurimi është një mjet mbrojtjeje nga humbjet financiare. Është një formë e menaxhimit të rrezikut, e përdorur kryesisht për të na mbrojtur kundër rrezikut të një humbjeje të kushtëzuar ose faktorëve të pasigurtë për ne.

Ka shumë shoqëri sigurimi, kështu që zgjedhja midis tyre mund të jetë një sfidë. Këtu janë të listuara kriteret që përbëjnë diferencën dhe që duhet të keni parasysh kur zgjidhni një Shoqëri Sigurimi:

  1. Liçensimi

Albsig është një Shoqëri Sigurimi e themeluar në vititn 2004, e cila operon sipas liçensës të lëshuar nga Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare (“AMF”), për tregtimin e policave të përgjithshme të sigurimit sipas rregullave të AMF-së në territorin e Shqipërisë.

  1. Çmimi

Përpara se të merni një vedim duhet të informohemi sa më mirë. Kjo vlen dhe për shoqëritë e sigurmieve. Shumë shoqëri tregëtojnë produkte të ndryshme sigurimesh dhe çmimet ndryshojnë shumë nga njëra te tjetra, kështu që, a ia vlen vërtet të blini? Merrni të paktën tre kuota çmimesh nga Shoqëritë e Sigurimit, agjentë dhe nga interneti. Kështu do të bëni një studim tregu për llojin e sigurimit për të cilin do të jeni të interesuar. Në fund do të zgjidhni atë që ju përshtatet më mirë nevojave tuaja, me çmimin më të mirë.

  1. Soliditeti Financiar

Ju siguroheni për t’u mbrojtur financiarisht dhe për të siguruar qetësi mendore. Zgjidhni një shoqëri që ka të ngjarë të jetë solide në treg, e shëndoshë financiarisht për shumë vite, e cila ka edhe vlerësime nga agjensitë e pavarura të vlerësimit. ALBSIG, e autorizuar që në Shtator të vitit 2004, u shërben klientëve të saj nëpërmjet një rrjeti të konsoliduar shitjesh i shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

  1. Shërbimi

Shoqëria juaj e sigurimit dhe përfaqësuesit e saj duhet t’u përgjigjen pyetjeve tuaja dhe t’i trajtojnë kërkesat tuaja në mënyrë të drejtë, efikase dhe shpejt. Ju mund të kuptoni nëse një Shoqëri Sigurimi i ka këto veti duke folur me klientët e tjerë që kanë përdorur një shoqëri ose agjent të caktuar. Ju gjithashtu mund të dëshironi të kontrolloni “reviews” nëse ka shumë ankesa për shoqërinë me të cilën dëshironi të siguroheni.

  1. Qetësia

Ju duhet të ndiheni të qetë me blerjen e një sigurimi të caktuar, pavarësisht nëse e blini atë nga një agjent lokal, drejtpërdrejt nga shoqëria, përmes telefonit apo internetit. Sigurohuni që agjenti ose shoqëria do të jetë e lehtë për t’u arritur nëse keni një pyetje ose keni nevojë të paraqisni një kërkesë.

Besimi i klientit në aftësinë për të përmbushur detyrimet ndaj tij, përbën bazën e suksesit për shoqërinë e sigurimit Albsig. Dinamizmi është fenomeni kryesor që përshkruan ALBSIG në aspektin e shërbimit të klientit. ALBSIG ka punuar vazhdimisht që proceset e klientëve të saj të jenë sa më efikase dhe të shpejta, duke përfshirë modernizimin dhe optimizimin e të gjitha proceseve, si dhe duke ofruar shërbime shumë cilësore.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?