Albsig shoqeri sigurimesh

Shëndeti: Si ta mbrojmë atë

  • Home
  • Shëndeti: Si ta mbrojmë atë
Shëndeti: Si ta mbrojmë atë

Shëndeti është një nga gjërat më të shtrenjta dhe të rëndësishme që kemi ne si njerëz. Të gëzosh shëndet të plotë është një bekim i vërtetë. Aq sa i rëndësishëm është shëndeti, është po aq delikat. Sot jemi mirë dhe plot energji, por papritur e gjejmë veten në spital nga aksidenti me makinë që sapo bëmë. Shëndeti është mjaft kompleks dhe si i tillë ai duhet të mbrohet. Ekzistojnë disa kategori për siguracionin e shëndetin, të cilat mund ti blini dhe online:

Siguracion Shëndeti në Udhëtim

Siguracion Shëndeti nga Sëmundjet

Siguracion Shëndeti nga Aksidentet

Siguracion Shëndeti i Nxënësve dhe Studentëve

Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim

“Siguracion Shëndeti në Udhëtim” është shumë i rëndësishëm, sidomos për ata të cilët e gjejnë veten duke udhëtuar shpesh, qoftë për udhëtime pune apo për pushime. Ky siguracion mbulon humbjet e ndodhura, që mund të lindin nga aksidente të ndryshme, ndërhyrjet mjekësore nga sëmundje akute, si dhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje, apo të humbjes së jetës, brenda periudhës së sigurimit përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit jashtë territorit të Shqipërisë.

Ky siguracion ju mbron në momentet më delikate tuajat. Ju mund të ndodheni jashtë shtetit, pësoni një aksident dhe nuk keni asnjë informacion si të veproni dhe asnjë mbështetje nga të afërmit tuaj, por me “Siguracion Shëndeti në Udhëtim”, Albsig ndodhet pranë jush.

Sigurimi i Shëndetit nga Sëmundjet

Sëmundjet janë diçka e pashmangshme dhe fatkeqësisht të gjithë ne jemi të hapur ndaj sëmundjeve që rrezikojnë rëndë shëndetin tonë, prandaj për këtë arsye “Siguracion Shëndeti nga Sëmundjet” duhet të jetë patjetër në politikat tuaja të sigurimit

Albsig mendon gjithmonë për ju! Albsig ofron “Siguracion Shëndeti nga Sëmundjet” me 3 lloje paketash të fashës ekonomike, duke synuar që kjo politikë të aksesohet nga sa më shumë individë dhe të përballohet lehtësisht financiarisht nga ta, sepse Albsig beson se të gjithëve duhet t’i ofrohet mundësia për të siguruar shëndetin.

Paketat për “Siguracion Shëndeti nga Sëmundjet” janë: Albsig Bazë, Albsig Ekonomike dhe Albsig Standard. Mund të merrni më shumë informacion rreth siguracionit të shëndetit nga sëmundjet duke na kontaktuar në një nga format e komunikimit.

Sigurimi nga Aksidentet Personale

Të gjithe jemi të rrezikuar nga aksidentet dhe ky është një rrezik që ne nuk mund ta parashikojmë dhe ta parandalojmë. Aksidentet mund të lindin nga situata të papritura, si nga një përshkallëzim dhune, një aksident me makinë ose aksidente të tjera që shkaktojnë dëmtime fizike deri në humbje jete. “Siguracion Shëndeti nga Aksidenti” mbulon dëmtimet shëndetësore që ju ndodhin nga aksidentet dhe ju bën të ndiheni më të sigurtë. Albsig ju dëmshpërblen në rast paaftësie të përkohshme, paaftësisë së përhershme dhe deri në humbjen e jetës.

Sigurimi i Nxënësve dhe Studentëve

Kur ne i dërgojmë fëmijët tanë në shkollë, jemi me mendjen se ne po i dërgojmë në një ambient të sigurtë dhe të parrezikshëm. Kjo fatkeqësisht nuk është plotësisht e vërtetë, edhe nxënësit dhe studentët janë të hapur ndaj rreziqeve të tilla si, ngjarjeve aksidentale, të papritura, të paparashikuara, të dhunshme dhe që shkaktojnë dëmtime fizike, të cilat mund të jenë të përkohshme, të përhershme dhe madje deri në humbjen e jetës. Prej këtyre arsyeve, Albsig ofron “Siguracion Shëndeti për Nxënësit dhe Studentët”.

Shëndeti dhe natyra e tij komplekse duhet siguruar. Albsig ofron një sërë paketash, të cilat sigurojnë që shëndeti juaj dhe i familjes suaj të mos rrezikohet. Zbuloni më shumë sesi mund ta mbroni shëndetin tuaj dhe llojet e tjera të sigurimit me agjentët tanë.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?