Albsig shoqeri sigurimesh

Sigurimi Karton Jeshil

  • Home
  • Sigurimi Karton Jeshil
Sigurimi Karton Jeshil

SIGURIMI KARTON JESHIL

Kartoni Jeshil është policë sigurimi e detyruar për të gjitha automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë të cilat udhëtojnë në një nga vendet anëtare të Këshillit të Byrove të Siguruesve Motorikë. Kartoni jeshil mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik.
Kjo policë sigurimi ju mbron juve dhe automjetin tuaj nga dëmet (materiale dhe jo materiale), që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenti jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Albsig merr përsipër trajtimin e dëmit në mbrojtje të interesit TUAJ!

DËMTIMI I AUTOMJETIT TË PAJISUR ME KARTON JESHIL

Për dëmet e ndodhura jashtë territorit të Shqipërisë, si drejtues automjeti të pajisur me policën e Kartonit Jeshil, duhet të njoftoni shoqërinë e sigurimit brenda 24 orëve dhe të jepni një informacion të detajuar rreth ngjarjes.
Dëmet e ndodhura të Kartonit Jeshil do të trajtohen sipas ligjit dhe rregullave të territorit ku ka ndodhur ngjarja, e miratuar nga “Byroja Ndërkombëtare e Kartonit Jeshil”.

SHTETET E SISTEMIT TË KARTONIT JESHIL

Sot, Sistemi i Kartonit Jeshil ka 48 anëtarë, të cilët janë kryesisht shtete Europiane, si dhe disa shtete që kufizohen nga deti Mesdhe dhe Irani. Me sigurimin e Kartonit Jeshil nga Albsig, mund të udhëtoni të qetë dhe të sigurt në shtete si:

 

Belgjika Mbretëria e Bashkuar Rumania
Bullgaria Greqia Turqia
Bosnja & Hercegovina Kroacia Maqedonia
Republika Çeke Italia Portugalia
Zvicra Luksemburgu Polonia
Gjermania Holanda Suedia
Spanja Norvegjia Danimarka
Franca Mali i Zi Hungaria Etj.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?