Albsig shoqeri sigurimesh

Sigurimi Kufitar i Mjetit Motorik

  • Home
  • Sigurimi Kufitar i Mjetit Motorik
Sigurimi Kufitar i Mjetit Motorik

SIGURIMI KUFITAR I MJETIT MOTORIK

Sigurimi kufitar i mjetit motorik është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik me targa të huaja, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Siguruesi merr përsipër përgjegjësinë civile të të Siguruarit ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore.

ÇFARË PËRFSHIN

  • Dëmet materiale

Këtu përfshihen të gjitha dëmet që shkakton mjeti shkaktar, si dëmet e mjeteve motorike, dyqane, shtëpi, pemë, kafshë,etj., me përjashtim të dëmit që pëson mjeti përgjegjës për ngjarjen.

  • Dëmet shëndetësore

Këtu përfshihen të gjitha dëmtimet që u shkaktohen personave të ndryshëm, përfshirë edhe pasagjerët, me përjashtim të dëmit që pëson drejtuesi i mjetit përgjegjës për ngjarjen. Këto ndahen në tre lloje:

  • Paaftësi e përkohshme
  • Paaftësi e përhershme
  • Vdekje

KUJDES!

Afati i kërkimit të dëmshpërblimit nga pala e tretë e dëmtuar pranë Shoqërisë Albsig, është 2 vjet nga dita e ndodhjes së aksidentit.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?