Albsig shoqeri sigurimesh

Sigurimi Kompleks i Bankave (BBB)

  • Home
  • Sigurimi Kompleks i Bankave (BBB)
Sigurimi Kompleks i Bankave BBB

SIGURIMI KOMPLEKS I BANKAVE

Në kushtet e sotme të ekzistencës së bankave apo institucioneve të tjera financiare, është bërë e vështirë të parashikohet zhvillimi i tregut dhe i ekonomisë globale. Gjithashtu, në kushte të vështira ekonomike, janë rritur rreziqet e humbjeve për shkak të veprimeve të pandershme të personelit, krimeve kompjuterike, si dhe vjedhjeve gjatë transportit dhe ruajtjes së mjeteve monetare. Polica e Sigurimit Kompleks i ofrohet çdo Banke apo Institucioni Financiar si një mbrojtje domethënëse ndaj këtyre rreziqeve duke ndihmuar në vazhdimësinë e veprimtarisë suaj financiare.

ÇFARË PËRFSHIN

Në mbulimin e Policës Albsig të Sigurimit Kompleks të Bankave përfshihen:

1) Pandershmëria e punonjësve në raste:

  • Mashtrimi financiar me qëllim fitimi
  • Përvetësimi parash
  • Vjedhjeje
  • Dëmtimi,shkatërrimi, keqpërdorimi të pasurisë së institucionit
  • Falsifikime çeqesh, transfertash, dokumentash financiare
  • Vjedhje informacioni konfidencial, etj

2) Transporti në raste:

  • Humbjeje apo dëmtimi të pasurisë
  • Humbjeje apo dëmtimi të mjeteve financiare

3) Zyrat dhe përmbajtjet e tyre në raste:

  • Vjedhjeje ose tentative për vjedhje
  • Dëmtimi keqdashës ose vandalizmi

4) Zotërimi fizik faktik i Garancive

5) Paratë e falsifikuara

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?