Pse ju duhet Albsig “Kasko”?!!

SEPSE gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, ndryshimet e motit,etj, janë faktorët kryesorë që askush nuk është i sigurtë nga dëmet e paparashikuara që ndodhin si shkak i tyre, nga ana tjetër,  dëmet  kushtojnë mjaft shtrenjtë nëse askush nuk garanton për dëmin e shkaktuar.

PRANDAJ me paisjen me Sigurimin KASKO, si dhe me mundësitë e shumta të kombinimeve që mund t’i bëni nëse dëshironi MINIKASKO , Ju mund ta siguroni autmjetin tuaj nga cdo fatkeqësi e paparashikuar .

Nëse keni lidhur kontratë mbi sigurimin KASKO , Albsig ju garanton  kompensimin e dëmit material të shkaktuar në automjetin tuaj me rastin e aksidentit në trafik edhe atëherë kur ju e keni shkaktuar fatkeqësinë.

Albsig.sh.a përmes policës së Sigurimit të vetë mjetit motorik KASKO, ofron mbulimet në sigurim lidhur me humbjen ose dëmtimin e plotë ose të pjesshëm të mjetit motorik të siguruar si rezultat i rreziqeve te ndryshme.

ALBSIG KASKO ofron:

  • Dëmtime aksidentale
  • Thyrja e xhamave
  • Zjarr-Rufe-Eksplozion
  • Katastrofë natyrore
  • Dëmtimet në parkim (pa autor)
  • Vjedhja
  • Transport me karroatrec
  • Sigurim per jashte vendit
  • Sherbim GPS

Albsig.sh.a. ju garanton:

  • Dëmshpërblim në kohë rekord
  • Riparim në servise të specializuara

Pajisja e automjetit tuaj me GPS.

Me pajisjen e automjetit Tuaj me GPS ju do të keni mundësi që ta vëzhgoni në mënyre të imtësishme automjetin Tuaj.

  • Oret e qëndrimit ndezur apo fikur te Mjetit apo Gjeneratorit;
  • Itinerarin e përshkruar nga mjeti;
  • Rruga e përshkruar (route) nga mjeti gjatë çdo intervali kohor;
  • Kilometrat e përshkruar për cdo ndezje-fikje të mjetit;
  • Idle time (koha e qëndrimit ndezur të mjetit pa levizur për më shumë se 5 min);
  • Shpejtësitë e lëvizjes së tij;
  • Kilometrat e përshkruar për një ditë, javë, muaj apo për çdo interval që ju dëshironi;
  • Geofencing (zonat e lejuara për lëvizjet e mjeteve);
  • Mirëmbajtja e mjetit (kur duhet të ndërrohen vaj, filtra, goma kur mbaron siguracioni, kolaudimi etj.);

Do keni informacione në kohe rekord për automjetin Tuaj në rast (vjedhjeje)

  • Kur mjeti lëviz me motor të fikur;
  • Kur mjeti kalon shpejtësinë e lejuar;
  • Kur mjeti del nga zona e mbulimit;
  • Në rastet kur mjeti përfshihet në një aksident;
  • Qëndron për një kohë te gjatë me motor ndezur pa lëvizur;
  1. Perfitimet Tuaj ne rast se do pajisni automjetin me GPS.
  • Kursim në shpenzimet e mëdha te karburantit ;
  • Sigurinë e automjetit/personelit tuaj;
  • Ju do të lajmëroheni në rast se mjeti del nga zona e lejuar (parkimi, magazina, etj), kur mjeti po lëviz me motor të fikur, kur mjeti përfshihet në një aksident etj;
  • Reduktim të kostove të transportit;
  • Rrit efiçencën e drejtuesve të mjetit dhe performancën e tyre duke ulur mundesinë për abuzime;

Kushtet e përgjithëshme