Aktualisht ALBSIG ka 25 produkte cilësore në tregun shqiptar të sigurimeve dhe të Maqedonisë të cilat janë asimiluar plotësisht nga klientët.
Aktiviteti i Albsig aktualisht reflekton një arritje pozitive, si dhe pretendim serioz në fushën e biznesit sigurues. Aktualisht, Albsig zotëron rreth 11% të tregut shqiptar të sigurimeve në tërësi, dhe 10 % e produkteve motorike të cilat përbëjnë portofolin kryesor të shoqërisë.
Skema e menaxhimit të Albsig bazohet në teknika të reja dhe efikase të menaxhimit të financave. I tërë procesi i shitjes dhe administrimit të kontratave të sigurimit është i kompjuterizuar, një fakt i cili ka mundësuar kontrollin operacional dhe eliminimin e shpërdorimit dhe abuzimeve.
Ligjet dhe rregulloret janë zbatuar në mënyrë rigoroze në të gjitha aspektet e operacionit. Skema e menaxhimit në Shqipëri dhe Maqedoni përmbushë plotësisht kërkesat e legjislacionit.
Në aktivitetin e saj të sigurimit, Albsig mbështetet nga kompani prestigjoze të risigurimit, të tilla si: HANNOVER RE, Munich Re dhe Lloy’d, asistenca teknike dhe financiare e të cilit ka qenë dhe mbetet garantues për çdo transaksion të sigurimit.
Objektivi strategjik i organeve të vendimmarrjes të Albsig janë forcimi i plotë i shoqërisë.
Në këtë kontekst ne synojmë:
- Forcim i mëtejshëm i pozicionit të shoqërisë në tregun shqiptar dhe maqedonas, rritja e mëtejshme dhe ristrukturimi i portofolit duke i dhënë përparësi produkteve vullnetare.
- Licencimi për veprimtaritë në fushën e Life Insurance (shqip dhe maqedonas) gjatë viteve 2016-2018.