Masat parandaluese ndaj COVID -19 nga ALBSIG Sh.a

 

  • Që nga muaj mars e deri sot Albsig bën çdo javë dezifektmin e të gjithë ambjenteve, Drejtorisë Qendrore, zyrave në Tiranë dhe Degëve nëpër rrethe.
  • Çdo post pune është i higjienizuar dhe i pastruar sipas protokollit të kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë.
  • Në hyrje të Drejtorise Qendrore të Albsig është vendosur Termometri matës-Temperaturës si për punonjësit, bashkëpunëtorët dhe për klientët.
  • Çdo post pune është i pajisur me dezifektantë dhe i ndarë me xham mbrojtës.
  • Punonjësit janë të pajisur me maska mbrojtëse dhe dezifektantët e duarve.
  • Solucionet dizifektuese dhe pastruese së bashku me rregullat për mbrojtjen nga pandemia janë të vendosur në hyrje të çdo zyre të Albsig.
  • Janë mirë informuar punonjësit, bashkëpunëtorët dhe klientët, që nëse COVID-19 fillon të përhapet, cilido qoftë me kollë të lehtë ose me temperaturë subfebrile (37.3 C ose më shumë), duhet të qëndrojë në shtëpi.
  • Gjithashtu atyre që u është dashur të qëndrojnë në shtëpi (ose të punojnë nga shtëpia) janë informuar për mjekim të thjeshtë, siç janë: paracetamoli, ibuprofeni, aspirina; të cilat mund të maskojnë (fshehin) simptomat e infeksionit nga COVID-19.
  • Të gjitha ambientet e Shoqerise Albsig janë dezinfektuar sistematikisht çdo javë.
  • Shoqëria që nga nisja e pandemise deri sot ka kryer teste serologjike për të gjithë punonjësit, me qëllim që të parandalojmë përhapjen nëse ndonjë nga punonjësit ka krijuar antitrupa, nëse COVID-19 ka hyrë në organizmin e tij.
  • Çdo punonjës pas mbarimit të pushimeve ka kryer dhe kryen testin seriologjik e më pas ka filluar punë.