Albsig shoqeri sigurimesh

Si të blejmë sigurim makine Online

  • Home
  • Si të blejmë sigurim makine Online
Si të blejmë sigurim makine Online


siguracion makine onlineInterneti e ka bërë blerjen e policave të sigurimit më të volitshme se asnjëherë tjetër. Sigurimi i makinës Online është një nga policat që po shitet më shumë në botë. Kur zgjidhni të bleni sigurimin e makinës Online, e bleni më shpejt dhe më lirë. Por, të dini çfarë të prisni dhe si mund të ndikojë zgjedhja juaj në primin e policës, mund ta bëjë proçesin e blerjes edhe më të lehtë. Nëse keni zgjedhur Albsig, keni garantuar jo vetëm shpejtësinë e blerjes së policës, por edhe atë të dëmshpërblimit në rast se ju lind nevoja! Ja disa nga gjërat që duhet të dini para se të bleni siguracionin e makinës Online nga Albsig.

1- Informohuni në faqen zyrtare

Jemi kujdesur që të gjeni gjithçka atje. Ne e kuptojmë rëndësinë e mirëinformimit dhe sa ndikon kjo në besimin tuaj. Ndaj dhe kemi lehtësuar marrjen e një informacioni po aq të hollësishëm, sa ai që do të merrnit pranë një agjensie, por në shumë më pak kohë! Dhe për më tepër, operatori ynë Online ju përgjigjet për çdo pyetje apo paqartësi gjatë proçesit. Nuk do t’ju lëmë vetëm as në internet!

2- Bëni gati të dhënat

Përpara se të bëni blerjen e siguracionit të makinës Online, duhet të keni gati të dhënat bazë që nevojiten për policën tuaj. Këto gjenden në shumë pak dokumentacion që gjithsesi e keni gjithmonë me vete. Të tilla si, karta e identitetit, leja e qarkullimit, patenta, si dhe informacione mbi automjetin (targa, shasia, marka, modeli, kilometrazhi, pajisjet e sigurisë, etj). Dhe sigurisht, duhet të keni një kartë të vlefshme krediti ose debiti për të kryer transaksionin në përfundim të blerjes.

Në rastin e siguracionit TPL, ju kërkohet vetëm targa dhe shasia, bashkë me lejen e qarkullimit. Ndërsa, për siguracionin kufitar duhet të keni dhe markën e automjetit. Për të blerë siguracionin Kasko, përveç të dhënave të mësipërme, duhet të dini dhe vlerën e makinës suaj në treg. (Sigurimi Kasko aplikohet vetëm për automjetet brenda 10 vjeçarit të fundit dhe vlera e tregut të makinës duhet të jetë më e madhe ose baras me €10,000). Dhe të mos harrojmë se kur zgjidhni të bleni sigurim makine Online, ju ndihmojmë duke ju dhënë në çast një përllogaritje të primit që të jeni të bindur në zgjedhjen tuaj!

3- Lexoni kushtet e policës

Përpara se të vendosni të blini sigurimin e makinës Online, sigurohuni që të keni lexuar kushtet e policës suaj. Kështu, jeni të mirëinformuar mbi mbulimin për të cilin po paguani. Pavarësisht se gjuhën e përdorur në policat e sigurimit e kemi bërë më të thjeshtë dhe më të kuptueshme, nëse hasni vështirësi në kuptimin e termave, operatori ynë Online do t’ju shpjegojë çdo paqartësi që mund të keni në lidhje me to.

4- Ndiqni 4 hapat

Pasi t’i keni bërë të gjitha këto, blerja e siguracionit të makinës Online kryhet nëpërmjet katër hapave tepër të thjeshtë. Plotësoni të dhënat për sigurimin që keni zgjedhur. Plotësoni të dhënat e përdoruesit të policës. Me pas, kryeni pagesën dhe më pas bëhet finalizimi, duke marrë brenda fare pak kohe kopjen elektronike të policës suaj.  (Kujdesuni që të dhënat tuaja të jenë të sakta dhe të bleni policën e re përpara se t’ju mbarojë ajo ekzistuese!)


Tashmë mund të jeni të qetë në timon me sigurimin e makinës nga Albsig. Sigurisht, edhe të lehtësuar që kursyet kohë dhe para duke marrë në të njëjtën kohë, mbulimin më të mirë për automjetin tuaj. Rrugë të mbarë!

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?