Albsig shoqeri sigurimesh

Dëmet pezull/Albsig me numrin me të vogël të dosjeve

  • Home
  • Dëmet pezull/Albsig me numrin me të vogël të dosjeve
Dëmet pezull/Albsig me numrin me të vogël të dosjeve

 

Burimi: Vizional

Ndërgjegjësohet Tregu i Sigurimeve, dëmet pezull sa vijnë e pakësohen

Shoqëritë e sigurimeve sa vijnë e rrisin më shumë përgjegjshmërinë ndaj klientit duke shlyer në kohë detyrimet për dëmet e shkaktuara dhe duke zvogëluar sa më shumë dëmet pezull për shkak të problematikave që ato mbartin. Ky fenomen faktohet fare qartë nga të dhënat e bëra publike së fundmi nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare lidhur me tregun e Sigurimeve. Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se ulja  e numrit të dëmeve është reflektuar dukshëm këtë vit pasi nga 12.119 dëme pezull në vitin 2020 numri tyre është ulur në 10.140 për vitin 2021. Kjo ulje reflektohet dhe në vlerat monetare të dëmeve ku në vitin 2020 vlera e dëmeve pezull ishte  7,970,906 lekë  krahasuar me vitin 2021, ku vlera ëshëe ulur në 6,575, 688 lekë. Ndër kompanitë e sigurimeve e cila kryeson tregun me numrin më të vogël të dëmeve pezull është Albsig.sh.a. Kjo e fundit duket se ka edukuar tregun duke dhënë një shembull shumë pozitiv në procesin e dëmshpërblimeve të klientëve e sidomos me ngjarjet e dy tërmeteve të fundvitit 2019. Këtë proces transparent dhe në favor të klientit tashmë prej vitesh e hasim dhe e përfitojmë në Shoqërinë e Sigurimeve Albsig.sh.a, e cila ka ndikuar jo vetëm te klientët, por ka reflektuar dhe në arritjet e shoqërisë për periudhën e deritanishme.  Për shumë vite Albsig është shoqëria e sigurimeve e para në treg që orienton dhe edukon konsumatorët rreth produkteve vullnetare. Nga statistikat e publikuara nga buletini i AMF-së Albsig.sh.a është përzgjedhur si kompania me përgjegjshmërine më të lartë ndaj shërbimeve ndaj klientit. Nga 550 dëme me vlerë 717 143 në vitin 2020 vit ku përfshihen ngjarjet madhore të tërmeteve, ka pësuar një ulje të konsiderueshme  në 2021, ku numri i dëmeve shkon në 317 dosje me vlerë 368, 544 lekë . Albsig këtë  vit krahasuar me vitin e kaluar ka një  rënie prej 233 dëmesh me vlerë 345, 599 lek (për miëe). Thënë ndryshe Albsig për vitin 2021 zë vetëm 5.60% të tregut për dëmet pezull krahasuar me 2020 që kishte 9.00 % të totalit të tregut. Këtë vit Albsig ka bërë një revulucion për të ulur në maksimum përqindjen e dëmeve pezull  ne treg ku nga statistikat këtë vit është ulur numri i dosjeve me 48.61%. Albsig rezulton të jetë në vend të parë përsa i përket numrit me të ulet të dëmeve pezull, krahasuar me një vit më parë, duke dëshmuar në këtë mënyrë me fakte reale dhe të monitoruara sipas standarteve të duhura edhe nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë së shoqërisë në raport me shërbimin ndaj klientëve të saj. Albsig  në tabelën e mëposhtme (marre nga ëeb-faqja e AMF) është ilustruar me ngjyrë të verdhë, duket se numrin më të pakët të dëmeve pezull ku sipas përfaqësuesve të Albsig një pjesë e rëndësishme e këtyre dosjeve kanë mbetur pezull për shkak të vendimeve pezull të bashkive në rastin e ngjarjeve nga tërmeti.

Shoqëritë e sigurimeve duket se janë në garë me njëra- tjetrën për të ndergjegjesuar sadopak jo vetëm tregun por të gjithë konsumatorët ne përgjithësi. Ndërgjegjësimi sa vjen e rritet sidomos tek shifrat që sa vijnë e ulen për dëmet pezull. Njëkohësisht është verenjtur edhe tek kerkesat ne rritje qe shikohen per sigurimin e banesave në rast zjarri dhe rreziqet shtesë. Këto kërkesa u shtuan më së shumti pas përvojave të kaluara nga rënia e dy tërmeteve. “Kam një pervoje shumë  të mire me kompanine e sigurimeve Albsig. Mua mu dëmtua shtëpia nga tërmeti i nëntorit dhe unë përfitova dëmshpërblim të menjëhershëm. Jam befasuar nga skuadra e Albsig e cila menjëherë pas njoftimit të rastit të dëmit ishin të gatshëm për të na dëmshpërblyer në kohë rekord dhe kundrejt standarteve të duhura”, kështu u shpreh Engjellushe Hoxha. Kjo e fundit është një nga klientet e Albsig, e cila edhe pse ka shkëputur marrëdhëniet me bankën për efektin e mbylljes së kredisë ka siguruar apartamentin e saj në mënyrë vullnetare sepse vetëm ne rastin e tërmetit ka kuptuar vlerat e një kontrate sigurimi. Përveç tërmeteve një rol të rëndësishëm për ndërgjegjësimin e konsumatorëve ka luajtur dhe pandemia e covid19. Edhe kjo e fundit ka ndikuar në ndërgjegjesimin  e konsumatorëve për sigurimin nga shëndeti. Ky ndërgjegjesim duket fare qartë nga komentet e klientëve të Albsig ku shprehen shumë të sigurtë për marrëdhenien që ato kanë me kompanine. Albsig me marrëdhëniet që ka me klientët duket që po e orienton tregun drejt produkteve vullnetare dhe drejt marrëdhënieve korrekte në rast dëmshpërblimesh.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?