Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm, Z. Muharrem Bardhoci për situatën e COVID-19

 

 

 

 

Të nderuar klientë dhe bashkëpunëtorë,

Mes shqetësimeve të situatës aktuale, ne në ALBSIG po bëjmë gjithçka është e mundur për t’ju shërbyer në mënyrë të sigurt dhe efikase dhe duam që klientët dhe partnerët tanë në biznes, të jenë plotësisht të mbrojtur dhe të informuar, ndërsa ne ndjekim me shumë kujdes zhvillimet më të fundit të situatës së krijuar për shkak të COVID-19.

Ne e kemi ndërtuar biznesin tonë në ofrimin e shërbimeve ekselente ndaj klientëve tanë individë, biznese apo institucioneve, dhe jemi të vendosur për të përmbushur të gjitha pritshmëritë dhe nevojat e çdo klienti, pavarësisht situatës. Duke respektuar me përpikmëri të plotë kërkesat ligjore dhe udhëzimet e institucioneve në kushtet e gjendjes aktuale, duam t’ju sigurojmë që po ndjekim një protokoll të rreptë sigurie dhe se në çdo rast dhe për çdo arsye, shëndeti dhe siguria juaj dhe ajo e punonjësve tanë, janë prioriteti kryesor per ne.

Si masë paraprake, kemi rritur disponueshmërinë e pastruesve dhe dizinfektantëve për punonjësit ashtu dhe klientët, dhe përveç kësaj, respektojmë me rigorozitet distancat e rekomanduara dhe po kryejmë një pastrim të plotë dhe të përditshëm të ambienteve tona. Prioritetet tona janë të qarta: të bëjmë çmos për të siguruar mirëqenien e kolegëve, klientëve dhe partnerëve tanë në biznes, duke iu përgjigjur shqetësimeve nëpërmjet masave të duhura, ndërsa ne vazhdojmë të drejtojmë plotësisht biznesin dhe shërbimin ndaj klientëve tanë me cilësinë maksimale.

Për t’ju ardhur në ndihmë për të gjithë gamën e shërbimeve dhe produkteve, kemi thjeshtuar dhe përshtatur të gjitha procedurat dhe shërbimet tona, duke përdorur me efiçiencë të gjitha kapacitetet dhe përkushtimin e stafit tonë, sigurisht duke minimizuar në maksimum kontaktet direkte. Ne ende vazhdojmë të ndjekim një protokoll strikt për kufizimin e udhëtimeve për çështje biznesi, reduktimin e takimeve direkte në aktivitetet primare, kufizimin e kontakteve me klientët dhe ndërmjet kolegëve, duke aplikuar punën në distancë dhe ekipe të vogla në numër. Andaj jemi të vendosur që ndërveprimi dhe komunikimi dixhital, të vazhdojnë të kenë vëmendjen tonë maksimale Në praktikë, megjithatë, shumë klientë tashmë marrin të gjitha shërbimet në rrugë ‘virtuale’, dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që kontakti me klientin të mbahet plotësisht përmes kanaleve të largëta. Në çdo rast dhe për çdo arsye, kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar me cilësinë maksimale të gjithë gamën e shërbimeve,

Ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni me agjentët tanë dhe kontaktet tuaja të zakonshme në ALBSIG, përmes telefonit ose e-mailit nëse keni ndonjë shqetësim ose nevoja biznesi.

Faleminderit paraprakisht për mbështetjen tuaj në këtë situatë të jashtëzakonshme,

Me respekt,