Albsig Jetë sh.a, starton në treg kompania e katërt e sigurimit të jetës

Albsig Jetë sh.a garanton tashmë standardet më të larta të sigurimit të jetës si përsa i përket procedurave dhe vlerësimit ashtu dhe çmimeve / primeve të ofruara për klientët. Albsig Jetë është kompania e parë që licensohet në tregun e sigurimit të jetës që nga viti 2004.

Aktualisht, në këtë treg veprojnë tre kompani, SiCRED, Sigal Life dhe Insig Jetë. Mbështetur në të dhënat e AMF-së, për vitin e kaluar tregu i sigurimit të jetës gjeneroi prime të shkruara bruto në vlerën e 1.14 miliardë lekëve ose rreth 9.3 milionë eurove. Ky segment përbën më pak se 7% të volumit total të tregut të sigurimeve në vend.

Tregu i sigurimit të jetës jo vetëm që ngelet në përmasa shumë të vogla, por në pjesën dërrmuese mbështetet në produkte sigurimi që janë praktikisht të detyrueshme, si sigurimi i jetës së debitorit. Për vitin 2018, ky produkt solli mbi 53% të primeve. Pavarësisht problemeve dhe stadit modest të zhvillimit, interesi për të investuar në tregun e sigurimeve në dy vitet e fundit duket se është rizgjuar.

Albsig ushtron aktivitet në klasat e sigurimit të jo-jetës që prej vitit 2004. Për vitin e kaluar, Albsig u rendit e dyta për nga vlera e primeve të shkruara bruto, me 2.3 miliardë lekë ose gati 15% e totalit të tregut të jo-jetës. Rritja e Albsig në vitet e fundit është mbështetur edhe nga aktivitetet e tjera të aksionarit të saj kontrollues, si edhe nga kontrata sigurimi në vlerë të konsiderueshme me kompani e institucione publike.

Albsig Jetë