Albsig Invest Sh.a, kompania më e re e Fondeve të Pensionit dhe Fondeve të Investimit

Albsig Invest sh.a është sipërmarrja më e re e licensuar për të vepruar si shoqëri administruese e fondeve të pensioneve vullnetare si dhe për administrimin e aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive. Albsig Invest ka startuar në treg që në janar të këtij viti me strategji të re dhe efikase si për fondin e pensioneve ashtu dhe atë të investimeve.

Zgjerimi i fondeve është një hap që flet për rritjen e interesit për të zgjeruar tregjet financiare në Shqipëri. Vlera e tregut privat të pensioneve në vend, edhe pse në rritje, është ende e ulët: rreth 23 milionë euro me rreth 28 mijë persona që kontribuojnë. Përsa i përket fondeve të investimeve janë përfshirë më shumë persona dhe me një vlerë shumë më të lartë. Të dhënat zyrtare tregojnë se janë rreth 30 mijë investitorë për një shumë totale 543 milionë euro. Në konferencën e fundit të Bankës së Shqipërisë, u vu theksi tek nevoja e zgjerimit të tregut financiar, për të mundësuar rritjen e financimit të sektorëve me interes.

Zhvillimi i tregut financiar në të njëjtën kohë mundëson edhe rritjen e financimit dhe shtimin e institucioneve financiare të lidhura me tregun e kapitalit është një premisë e rëndësishme edhe për zhvillimin e bursës.