Albsig shoqeri sigurimesh

Sigurimi nga vjedhja mbron asetet më të vlefshme të biznesit tuaj

  • Home
  • Sigurimi nga vjedhja mbron asetet më të vlefshme të biznesit tuaj
Sigurimi nga vjedhja mbron asetet më të vlefshme të biznesit tuaj

Të ndërtosh një biznes kërkon shumë punë, por ka edhe shumë rreziqe që janë gjithmonë të pranishme dhe të pashmangshme në tregun e sotëm. Rreziku financiar, operacional dhe ligjor janë disa nga rreziqet që duhet të marrë parasysh çdo biznes, i vogël apo i madh, dhe të cilat kërkojnë një plan të mirëbërë biznesi, menaxhim, ekspertizë dhe përgjegjshmëri të lartë.
Por disa rreziqe si vjedhja mund të ndodhin në mënyrë krejt të papritur dhe shkaktojnë dëme që shkojnë përtej vlerës monetare të objekteve të vjedhura. Ja pse sigurimi nga vjedhja për bizneset konsiderohet po aq i rëndësishëm sa sigurimi nga zjarri apo fatkeqësi të tjera të këtij lloji.

Mbroni gjithçka që ka vlerë

Investimi juaj në asete ka qenë padyshim shpenzimi më i madh që keni bërë dhe përballë një të papriture që mund të jetë katastrofike për ecurinë e biznesit tuaj, polica e sigurimit nga vjedhja vepron si shpëtimtari juaj financiar në kohën kur keni më shumë nevojë. Pajisjet e zyrës, instalimet e alarmit dhe sistemeve të sigurisë, makineritë dhe pajisjet teknologjike, mallra si lënda e parë, apo materialet e konsumit, janë vetëm disa nga objektet që mund të siguroni për të mos vuajtur humbjet që do t’ju shkaktonte një dëm i tillë.

Zgjidhni kompaninë e duhur të sigurimeve

Është shumë e rëndësishme që kur zgjidhni kompaninë e sigurimit që do t’ju mbulojë dëmet në rast vjedhjeje, të keni kusht parësor aftësinë dëmshpërblyese të saj dhe që t’ju gjendet pranë në çdo kohë.
Albsig është kompania që zë vendin e parë në tregun shqiptar për shpejtësinë dhe korrektësinë e mbulimit të dëmeve dhe është zgjedhja më e sigurt; si për bizneset e reja, ashtu edhe për bizneset e konsoliduara. Me policën e sigurimit nga vjedhja Albsig, do të fitoni jo vetëm mbrojtjen financiare nga një rrezik domethënës, por edhe një partner besnik, i cili do t’ju mbrojë në çdo kohë interesat me korrektësi e profesionalizëm, që biznesi juaj të vazhdojë përpara pa pengesa të panevojshme.

Merrni masat e duhura

Për të bërë një kontratë sigurimi nga vjedhja, ju duhet të merrni disa masa në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm dhe për këtë duhet të tregoheni të kujdesshëm në mënyrë që polica juaj të jetë sa më e efektshme si dhe të shmangni çdo teknikalitet të padëshirueshëm që mund të pengojë vlefshmërinë e saj.

-Përshkruani me vërtetësi rrethanat e biznesit tuaj
-Zbatoni masat e nevojshme parandaluese të rrezikut nga vjedhja
-Regjistroni mallin, pajisjet e kushtueshme dhe mbani në kasafortë dokumentacionin me vlerë

Megjithëse rreziqet me të cilat përballet biznesi nuk mund të shmangen, kujdesi s’është asnjëherë i tepërt kur është fjala për të mbrojtur punën dhe investimin më të madh të jetës suaj. Polica e sigurimit nga vjedhja Albsig, jo vetëm ju siguron financiarisht, por stafi i Albsig do t’ju këshillojë në çdo hap se si mund të parandaloni dhe reduktoni rrezikun nga krimi në biznesin tuaj.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?