Albsig shoqeri sigurimesh

Sigurimi i makinës – mendo si për shtëpinë tënde!

  • Home
  • Sigurimi i makinës – mendo si për shtëpinë tënde!
Sigurimi i makinës – mendo si për shtëpinë tënde!

Liria e lëvizjes që ofron automjeti është kthyer në një nga faktorët kyçë të zhvillimit ekonomik dhe social në jetën e gjithësecilit. Është mjeti që të mundëson shkuarjen në punë çdo mëngjes, që të jep pavarësinë të zgjedhësh kohën dhe vendin ku do të kalosh çaste të bukura me miqtë apo familjen, që të ndihmon në rast urgjence të shmangësh transportin publik me orare të pavolitshme.

Makina është një nga vendet ku shpenzon më shumë kohë dhe si e tillë kthehet në një shtëpi të dytë, për të cilën duhet gjithashtu të kujdesesh, ta mirëmbash e ta përshtatësh me stilin tënd të jetesës, dhe që gjithashtu ka nevojë për siguri dhe mbrojtje nga rreziqet e mundshme. Por si mund të mbrohesh nga rrethana fatkeqe dhe dëme materiale e fizike që mund të ndodhin për shkaqe nga të cilat s’mund të ruhesh kurrë plotësisht?

 

Siguria e tjetrit – Përparësia numër një

 

Në radhë të parë duhet të jesh një drejtues i përgjegjshëm. Respektimi i sinjalistikës, kthjelltësia në timon dhe shpejtësia e kontrolluar janë faktorë themelorë në udhëtim, që të mbrojnë nga gabime të vogla, të rënda, e deri tek ato fatale që mund të rezultojnë në humbje jete.  Në shoqërinë që jetojmë sot, mbrojtja e tjetrit është parësore dhe përveç përgjegjësisë individuale në drejtim, ligji kërkon policën e detyrueshme që mbron të tjerët nga dëmet e shkaktuara prej teje. Sigurimi i detyrueshëm TPL, ose i quajtur ndryshe Sigurimi i Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta, është polica e sigurimit që mbron të tjerët nga gabimet e tua, por njëkohësisht të çliron nga barra financiare e shpenzimeve në raste dëmesh fizike apo shëndetësore.

 

Për disa rreziqe mund të përgatitesh

 

Sigurisht që të jesh një drejtues i përgjegjshëm mjeti nuk do të thotë që të gjithë drejtuesit janë të tillë. Dhe në rrugët e Shqipërisë, duhet të pranojmë se rreziku i përplasjeve dhe kaosit në trafik është një nga gjërat më të pritshme për ne, ndaj sigurimi ndaj dëmtimeve aksidentale apo përplasjeve me një automjet tjetër konsiderohet i domosdoshëm, nëse nuk je milioner dhe makina është investimi më i rëndësishëm që ke bërë, pas shtëpisë. Polica e Sigurimit Minikasko ofron disa kombinime për t’u siguruar nga rreziqe për të cilat mendon se duhet të jesh patjetër i përgatitur.

 

Ose zgjidh Kasko dhe mos u shqetëso më!

 

Nëse do ta shijosh tërësisht lirinë dhe komfortin dhe zgjedhjet e të përditshmes që të ofron makina pa e vrarë mendjen nëse mund të ndodhë diçka, kur do të ndodhë, sa do të të kushtojë dhe si mund të mbrohesh nga të gjitha, atëherë zgjidh Sigurimin Kasko. Është polica e sigurimit të makinës me mbrojtje të trefishtë që ka parashikuar çdo rrezik të mundshëm për ty; që nga përplasjet e deri tek objektet që të bien nga qielli; që nga gabimet e tua, gabimet e të tjerëve, madje dhe nga gabimet e natyrës! Zgjidh sigurimin Kasko nga Albsig dhe udhëto i qetë si në shtëpinë tënde, kudo në Shqipëri.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?