Albsig shoqeri sigurimesh

Euronews Albania – Pjesë e Grupit Kastrati

  • Home
  • Euronews Albania – Pjesë e Grupit Kastrati
Euronews Albania – Pjesë e Grupit Kastrati

 

Grupit Kastrati i shtohet tashmë edhe kompania mediatike “Euronews Albania”, duke zotëruar 60% të aksioneve dhe duke u bërë zyrtarisht investuesi kryesor i kompanisë, pjesë e medias informative më të ndjekur në të gjithë Europën.

Euronews Albania vjen si i pari franchise i një media ndërkombëtare në Shqipëri që prej vitit 2019, duke mbuluar Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Me një përqasje ndërkombëtare, Euronews Albania ka përvetësuar më të mirën nga ekspertiza dhe besueshmëria që gëzon ky kanal në të gjithë botën, duke i shtuar gjithashtu gazetarinë më të mirë në vend për t’i qëndruar pranë audiencave lokale, me lajmet më të fundit dhe në çdo kohë. Sot, Euronews është kanali informativ që gjendet në mbi 430 milionë shtëpi në 166 vende anembanë botës me shtrirje kabllore, satelitore, tokësore, si dhe në platforma multimediale si IPTV dhe media digjitale.

Grupi Kastrati në të cilin përfshihen disa nga bizneset më të suksesshme në Shqipëri si Kastrati SHA, Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol, etj, u themelua në vitin 1992 dhe që atëherë ka zgjeruar veprimtarinë jo vetëm në territorin e Shqipërisë, por edhe jashtë saj me anë të një sërë investimesh dhe partneritetesh të fuqishme në rajon e më gjerë. Me blerjen e 60% të aksioneve të kanalit informativ Euronews Albania, Grupi Kastrati shton vlerën dhe prestigjin, duke bërë gjithashtu një hap të ri; kësaj here drejt tregut mediatik, duke synuar sukesin edhe si lider mediatik në territorin shqipfolës.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?